Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, ka komentuar intervistën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ramabaja në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Lajçak përmes intervistës ka bëre përpjekje që të mbulojë pozicionimin pro-serb që pati dyshja evropianë gjatë takimit Kurti-Vuçiq.
“Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një bashkëbisedim me “Atlantic Council” ka folur për zhvillimet gjatë takimit të 27 shkurtit në Bruksel. Diplomati sllovak me këtë rast, duket qartë, bën përpjekje të sforcuar që të mbulojë pozicionimin proserb që pati dyshja europiane gjatë takimit Kurti-Vuçiq”, tha Ramabaja.
“Paragjykimi që kishte dyshja europiane kishte të njejtin burim informacioni si edhe ai i Vuçiqit. Ata paraprakisht ishin informuar se marrëveshja do të refuzohet nga pala kosovare, prandaj diplomatët e Brukselit që më së paku përfaqësojnë Brukeslin, tok me Vuçiqin, ranë në kurthin që ia kishin pregaditur kryeminsitrit tonë, Albin Kurtit”, shkroi deputeti.