Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar foto nga takimi me presidentin turk, Erdogan.
“Me Presidentin Erdogan, në mjediset e TRT World Forum, për të diskutuar mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Europian, si edhe luftën në Ukrainë”, shkroi Rama në Facebook.


