KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama takohet në Berlin me drejtues të BE-së e të Ballkanit Perëndimor
Rajon

Rama takohet në Berlin me drejtues të BE-së e të Ballkanit Perëndimor

KosovaNewss
KosovaNewss 19:30 -13/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Samiti i 10-të i Procesit të Berlinit do të mbahet të hënën në Berlin, ku do të marrin pjesë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së. Samiti do të fokusohet në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal.

Përveç krerëve të shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – marrin pjesë edhe vendet anëtare të BE-së të përfshira në proces, duke përfshirë edhe Kroacinë, e cila ka qenë e përfshirë që nga fillimi. Në këto takime do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Samiti do të fokusohet në bashkëpunimin rajonal, një treg të përbashkët rajonal dhe agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në takim do të nënshkruhet edhe një deklaratë e përbashkët për një plan të ri veprimi për një treg të përbashkët rajonal dhe një marrëveshje për rritjen e aksesit në institucionet e arsimit të lartë në rajon.

Rezultatet e samitit do të prezantohen në një konferencë të përbashkët për shtyp nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në samit në emër të BE-së.

Çfarë është Procesi i Berlinit

Procesi i Berlinit filloi në vitin 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe qëllimi kryesor i formatit që në fillim ka qenë t’u mundësojë vendeve të Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë me BE-në, në mënyrë që të përmbushin premtimin e bërë në BE nga Samiti në Selanik në vitin 2003, kur këtyre vendeve iu premtua anëtarësimi në BE.

Vitet e fundit, Procesi i Berlinit ka fituar rëndësi për shkak të ndikimit në rritje të fuqive si Rusia, Kina dhe Turqia në rajon, të cilin BE-ja dëshiron ta parandalojë.

Disa nga arritjet më të mëdha të Procesit të Berlinit janë nënshkrimi i një marrëveshjeje për bashkëpunim ekonomik rajonal, për heqjen e vizave dhe për njohjen reciproke të diplomave.

Qëllimet

Qëllimet e Procesit u përshkruan në Deklaratën politike të Kryesimit Gjerman: “Të bëjmë progres shtesë real në procesin e reformës, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, si  dhe për të rritur “bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe vendosjen e bazave për një rritje ekonomike të qëndrueshme”.

Procesi i Berlinit zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në këtë proces – Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar. Kjo inicijativë plotëson procesin institucional të integrimit në BE të vendeve individuale, bazuar në miratimin e acquis communautaire.

Agjenda e konektivitetit ose lidhshmerise së Procesit i referohet lidhjes së njerëzve (dimensioni shoqëror), ekonomive (dimensioni ekonomik) dhe shteteve (dimensioni politik) te rajonit. Brenda kësaj agjende, Procesi deri më tani ka prodhuar nisma dhe projekte në fushat e transportit dhe infrastrukturës, lidhjes ekonomike, bashkëpunimit të të rinjve dhe bashkëpunimit midis bizneseve dhe midis shoqërive civile të Ballkanit Perëndimor. Ajo gjithashtu frymëzoi bashkëpunimin ndërqeveritar përmes nismave të ngritura gjatë veprimit të saj: Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO), Forumi i Investimeve dhe Odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor (ËBCIF) si dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor (ËBF).

Krahas takimeve të zyrtarëve më të lartë qeveritarë (Seria e Samiteve të Ballkanit Perëndimor), Procesi i Berlinit përfshin takimet e përfaqësuesve të organizatave rajonale të shoqërisë civile (Forumi i Shoqërisë Civile të Samiteve të Ballkanit Perëndimor), organizatat rinore (Forumet Rinore) dhe shoqatat e biznesit (Forumet i biznesit).

Procesi i Berlinit filloi me Konferencën e Berlinit ne vitin 2014, e cila u pasua nga Samiti i Vjenës 2015, Samiti i Parisit 2016, Samiti i Triestes 2017, Samiti i Londrës 2018, Samiti i Poznanit 2019 dhe Samiti i Sofjes 2020.

Nisma përfshin gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor që janë kandidatë për anëtarësim në BE (Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria) ose kandidatë të mundshëm (Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë), disa anëtarë të BE-së, dmth: Gjermania, Italia, Polonia dhe Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar.

10-vjetori i Procesit të Berlinit

Agjeda

14 Tetor 2024, ora 09.30, Berlin, Kancelaria Federale

09.30 – 10.00 Mbërritja e delegacioneve, përshëndetje nga Olaf Scholz, Kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë

10.00 – 10.15 Hapja dhe ndërhyrja zyrtare nga kancelari Scholz

Ndërhyrja e KOM

10.15 –11.15 Sesioni 1: Bashkëpunimi rajonal dhe tregu i përbashkët rajonal

formati: 1+2

11.15 – 11.30 Foto në grup dhe pushim kafeje

11.30 – 12.20 Sesioni 2: Axhenda e Gjelbër, Lidhshmëria, Energjia

formati 1+2

12.20 – 12.35 Ceremonia e nënshkrimit

Ceremonia e nënshkrimit

12.35 – 13.00 Diskutim me përfaqësues të Forumit Rinor dhe të Shoqërisë Civile

Forumi

13.00 – 14.00 Dreka (vetëm krerët e qeverive)

Tema: E ardhmja e Procesit të Berlinit; formati: 1+0, Salla e banketeve

14.00 – 14.30 Konferencë për shtyp

Gjithashtu lexoni:

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim

Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!

KosovaNewss 13/10/2024 13/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?