Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur konferencë për media lidhur me zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë. Rama premtoi se Sunny Hill do të mbahet në Prishtinë nga viti i ardhshëm e tutje.
Rama shtoi se ka bërë të pa mundurën që festivali të mbahet në Prishtinë.
“Ne kemi bërë çdo gjë të mundur që me mbajte festivalin këtu edhe po e them edhe tash e tutje për çfarëdo arsye, këtë vit veç është marrë vendimi të mbahet në Tiranë mirëpo nga viti i ardhshëm e tutje do të jetë në Prishtinë përherë”, u shpreh Rama.
Sipas Ramës fajtore për mosmbajtjen e Sunny Hillit është Qeveria.
“Është kryekëput faji i qeverisë së Kosovës që festivali u zhvendos në Tiranë”, u shpreh ai.