Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për situatën rreth Kosovës dhe Serbisë.
Ai thotë se situata duhet të zgjidhet në mënyrë që të mos ketë probleme për të dyja vendet.
Ai ka thënë në intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” se “superfuqitë duhet t’i kapin për veshi sa herë që zihen në oborr të shkollës”.
“Superfuqitë duhet t’i kapin për veshi sa herë që zihen në oborrin e shkollës. Një marrëveshje e bazuar në planin franko-gjerman është gjëja më e mirë që ka qenë në tryezë, por ky është mendimi im. Unë respektoj sovranitetin e të dyja palëve për të vendosur për këtë dhe kur të krijohet një situatë të tillë, Qeveria e Shqipërisë dhe unë personalisht do të jemi aty për ta mbështetur Qeverinë e Kosovës dhe qeverinë e tyre dhe uroj që të jenë vendimtare dhe të suksesshme”, ka thënë Rama.


