KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama paralajmëron reduktime të energjisë në Shqipëri: S’kemi blerë dot gjithë sasinë
Rajon

Rama paralajmëron reduktime të energjisë në Shqipëri: S’kemi blerë dot gjithë sasinë

Kosova News
Kosova News 16:23 -23/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga Pogradeci, ku po zhvillon një takim me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se mund të vijë dita që tw ketw reduktime tw energjisw elektrike, për shkak se Shqipëria nuk ka mundur të sigurojë të gjithë sasinë e energjisë së nevojshme.

Kryeministri thekoi se qeveria ka përgatitur edhe planin e emergjencës për kursim të energjisë elektrike që parashikon edhe shkurtimet e energjisë elektrike me fasha orare, por që do të vihet në zbatim vetëm në rast emergjence.

Ai bëri thirrje për ndërgjegjësim për kursim të energjisë elektrike, duke i kërkuar edhe kryebashkiakëve angazhim në këtë drejtim.

“Shitej 492.7 euro, çmimi tavan 600 euro. Sot e një vit përpara është shitur midis 90 dhe 98 euro. Ajo që ka ndodhur sot është që ne nuk kemi arritur të blejmë të gjithë sasinë që kishim nevojë. Kjo është sfida e përditshme. Kush thotë dua investime, duhet të ketë parasysh që ne këtë diferencën e tmerrshme mes 90 dhe 600 do ta paguajë buxheti i shtetit që mos e paguajnë bizneset e vogla. Unë e kam thënë që ditën e parë, nëse do vijë dita që ne do duhet të prekim energjinë dhe t’u themi njerëzve se fatura t’u rrit, aty do fillojnë ta kuptojnë se çfarë do të thotë kjo kohë që jetojmë dhe fakti që kjo nuk ndodh është sepse qeveria jonë nuk po e lë të ndodhë. Kjo është një fazë shumë e vështirë. Shpresojmë që gjërat të normalizohen, por ne duhet të punojmë duke menduar që gjërat do bëhen me keq dhe më e keqja është të rritet më shumë çmimi dhe mos të ketë fare në treg. Është përgatitur hapi tjetër për fashën më të lartë dhe ndërkohë është përgatitur edhe plani i shkurtimeve. Është plan emergjence, nuk është sot, por njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe të kursejnë”, tha Rama.

Gjithashtu lexoni:

Aksident ujor mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun, humb jetën një 24-vjeçar

Nënshkruhet marrëveshja EMV-KEK, Maqedonia siguron qymyr nga Kosova për tre vitet e ardhshme

Vuçiqit i “djeg” që Gjermania e ndihmoi ushtrinë e Kosovës: Po i bëhet presion Serbisë!

Situatë e rënduar e zjarreve në Shqipëri  vazhdojnë 13 vatra zjarri , zona më e rrezikuar Lura dhe Dajti

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

TAGGED: ENERGJIA REDUKTIMET
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?