Ambasada e Mbretërisë së Marokut, e akredituar në Republikën e Shqipërisë, me seli në Romë, ka njoftuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë se autoritetet kompetente marokene kanë vendosur heqjen e kërkesës për vizë për shtetasit e Republikës së Shqipërisë që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Marokut për qëndrime afatshkurtra.
Ky vendim hyn në fuqi më 15 gusht 2026. “Vendimi lidhet me angazhimin e shprehur në Deklaratën e Përbashkët të nënshkruar më 1 mars 2025, ndërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Afrikan dhe Marokenëve Jashtë Vendit të Mbretërisë së Marokut dhe homologut të tij shqiptar, z. Igli Hasani, i cili në atë kohë mbante detyrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë”, njofton Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikë së Shqipërisë.

