Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS ndryshime të shumta në qeveri.
Taulant Balla do të emërohet minister Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.
2. Ervin Hoxha do të emërohet ministër i Brendshëm.
3. Petrit Malaj do të emërohet ministër i Financave.
4. Pirro Vëngu do të emërohet ministër i Mbrojtjes.
Këto ndryshime do i kalojnë menjëherë ditën e sotme presidentit për dekretim, shkruan euronews.al
“Ndërkohë sot menjëherë pas këtij takimi do i dorëzoj Presidentit propozimet për disa ndryshime si më poshtë. Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla; Ministër i Brendshëm Ervin Hoxha; Ministër i Financave, Petrit Malaj dhe ministër i Mbrojtjes Piro Vëngu“, tha Rama.


