KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Luftëtarët e UÇK-së nuk kanë bërë asnjë mëkat, pëveçse kanë guxuar në një moment që askush nuk do të guxonte
Politikë

Rama: Luftëtarët e UÇK-së nuk kanë bërë asnjë mëkat, pëveçse kanë guxuar në një moment që askush nuk do të guxonte

Kosova News
Kosova News 19:59 -16/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se “Në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Rexhep Selimi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndodhet në Tiranë përmes ekspozitës së tij për të na njohur me 153 pikturat e bëra gjatë qëndrimit në paraburgimin e Gjykatës Speciale të Hagës”

Rama, ka thënë se më vjen jashtëzakonisht mirë që sot është këtu familja e Rexhep Selimit, njërit prej katër komandantëve i themi ne nga anët tona, të UÇK-së, që sot gjenden të mbyllur padrejtësisht.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë që sot është këtu familja e Rexhep Selimit, njërit prej katër komandantëve i themi ne nga anët tona, të UÇK-së, që sot gjenden të mbyllur padrejtësisht dhe e përsëris, padrejtësisht si rezultat i një historie të gjatë për t’u treguar sot, por edhe një fati besoj unë, të shenjuar nga barra më e madhe sesa vetë ata, një barrë që ata e morën përsipër kur ishin shumë të rinj dhe që janë të detyruar ta mbajnë deri në fund, pavarësisht se kjo barrë vjen si zgjedhje ose si pamundësi për të zgjedhur ndryshe dhe është një nder i veçantë që sot këtu kemi bashkëshorten, bashkëluftëtaren dhe bashkëvuajtësen e Rexhep Selimit,”, ka thënë Rama.

Rama ka shtuar se në ditët kur këto punë të jenë të varuara në këto mure, të përpiqen të krijojnë në këtë hapësirë një seri ngjarjesh, që do të thotë takimesh, komunikimesh, bashkëbisedimesh, reflektimesh për atë që është historia, jo thjeshtë e Rexhep Selimit, por siç është historia e Kosovës e lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e UÇK-së. Ai ka shprehur solidaritet me familjarët e të gjithë bashkëluftëtarëve të UÇKsë.

“Dua sinqerisht t’ju shpreh të gjithë solidaritetin tim familjarëve dhe më këtë rast edhe gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së, të cilët nuk kanë bërë asnjë mëkat tjetër, pëveçse kanë guxuar në një moment që askush nuk do të guxonte dhe jo vetëm kaq, por kanë guxuar edhe përkundër të gjitha parashikimeve edhe atyre më optimiste, kanë guxuar kundër të gjitha atyre ngrehinave institucionale të brendshme dhe të jashtme, kanë guxuar kundër të gjithë opinioneve të përgjithshme me synimin për të çliruar vendin e tyre dhe natyrisht që sot ata janë thirrur të paguajnë një çmim që nuk e meritojnë”, ka thënë Rama.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Kosova News 16/02/2023 16/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste nuk mund të tërheqë zvarrë rajonin
22:44 -27/07/2026
Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?