KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Kryeqyteti po fillon një epokë të re me ambiente edukative
Arsim

Rama: Kryeqyteti po fillon një epokë të re me ambiente edukative

Kosova News
Kosova News 16:51 -31/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është zgjedhur Projekti fitues në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në Lagjen Mati 1.

Rama ka shkruar në Facebook, se kryeqyteti po fillon një epokë të re me ambiente edukative moderne gjithëpërfshirëse, ku fëmijët do të përgatiten jo vetëm në rrafshin edukativ, por edhe në atë social dhe emocional.

Sipas tij, filozofia prapa dizajnit të “Folesë” ka në thelb krijimin e një kapërcimi pothuaj të pavërejtshëm midis rehatisë së shtëpisë dhe hapësirave edukative në çerdhe-kopsht. Çdo aspekt i dizajnit, përfshirë atë të brendshëm, që prej materialeve, formave dhe ngjyrave, është krijuar me kujdes ashtu që të krijojë idenë e përkatësisë dhe ngrohtësisë.

“Kryeqyteti po fillon një epokë të re me ambiente edukative moderne gjithëpërfshirëse, ku fëmijët do të përgatiten jo vetëm në rrafshin edukativ, por edhe në atë social dhe emocional.

Në thelb të konceptit të “Folesë” është të kuptuarit se ambienti luan rol thelbësor në zhvillimin e fëmiut. Është tanimë e dokumentar rëndësia e krijimit të një ambienti të sigurt, të cilin fëmiu e njeh, në rrënjosjen e ndjenjave të sigurisë dhe përkatësisë. Duke dizajnuar hapësira që u përgjajnë atyre të shtëpisë, ne kemi synuar që ta mbështesim zhvillimin kognitiv dhe emocional të fëmiut, duke bërë që dalja e tyre e parë midis të tjerëve të jetë më miqësore.

Filozofia prapa dizajnit të “Folesë” ka në thelb krijimin e një kapërcimi pothuaj të pavërejtshëm midis rehatisë së shtëpisë dhe hapësirave edukative në çerdhe-kopsht. Çdo aspekt i dizajnit, përfshirë atë të brendshëm, që prej materialeve, formave dhe ngjyrave, është krijuar me kujdes ashtu që të krijojë idenë e përkatësisë dhe ngrohtësisë.

Jemi posaqërisht krenar që në një konkurencë ndërkombëtare koncepti i dy arkitektëve vendor fiton garën dhe vë gurthemelin e një epoke të re për arsimin dhe arkitekturën në kryeqytet.

Urime kopështit shumëngjyrësh të Matit!”, ka shkruar Rama

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Universitetet hapin portat e dijes

Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format – MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve

Nagavci mbështet Panairin e Shkencës dhe Kulturës në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Ahmeti nënshkruan marrëveshje për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve

Senati i UP-së miraton tri rregullore për standarde në avancime

Kosova News 31/03/2024 31/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?