KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës, zbardhet përmbajtja
Politikë

Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës, zbardhet përmbajtja

Kosova News
Kosova News 14:45 -22/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar një letër kryetares së Komunës së Preshevës në Serbi, Ardita Sinani, ku i shpreh mbështetjen e Tiranës zyrtare për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Letra është bërë publike nga vetë kryetarja Sinani, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook falenderon kryeministrin Rama për mbështetjen e vazhdueshme.

“Mirënjohëse për vlerësimin dhe fjalët e ngrohta të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama. Mbështetja institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës është e domosdoshme dhe e mirëpritur. Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, shkruan Sinani.

Letra e kryeministrit ishte përgjigje ndaj urimit që kryetarja e Komunës së Preshevës i ka bërë për fitoren e mandatit të katërt.

Në letrën e plotë, kryeministri Rama i drejtohet kryetares Sinani me këto fjalë:

“E nderuar zonja Sinani,

Ju falënderoj përzemërsisht për urimin tuaj aq të ngrohtë e miqësor me rastin e fitores në zgjedhjet e përgjithshme politike për një mandat të ri qeverisës.

Duke ju përcjellë këtë mesazh falënderimi, unë kam rastin e duhur të shpreh gjithë vlerësimin tim për angazhimin dhe përkushtimin tuaj në krye të Komunës së Preshevës, në mirëqeverisjen e qytetarëve të saj dhe në mbrojtjen e avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Dua t’ju siguroj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të rritet e forcohet, si shprehje e vëmendjes dhe përkujdesjes së Qeverisë shqiptare ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe angazhimit të saj të qëndrueshëm në mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të tyre, si edhe në rritjen dhe forcimin e zhvillimit ekonomik dhe standardit jetësor të shqiptarëve në Luginë.

Edhe një herë, me urimet e mia më të mira për ju dhe me besimin se në një kohë të përshtatshme do të jem përsëri mes qytetarëve të Preshevës, pranoni ju lutem, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla takon kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas

Limaj: Kosova do ta ketë së shpejti shumicën parlamentare për tejkalimin e krizës

Kallas: BE gati të mbështesë Kosovën, liderët politikë ta kenë prioritet të ardhmen e vendi

Takimi Kurti-Hamza në ndeshjen Trepça-Bashkimi, PDK: Ishte vetëm protokoll, pa konotacion politik

Kosova nis tranzicionin energjetik – Kurti: Jemi të përkushtuar ndaj agjendës së gjelbër evropiane

Kosova News 22/05/2025 22/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
14° _ 13°
88%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
21 °C
Sat
15 °C
Sun
9 °C
Mon
10 °C

Lajmet e Fundit

Publikohet formacioni i sezonit në Europa League
19:30 -22/05/2025
Liberalizimi pa rregulla dëmton bizneset, DhTIK nis betejën ligjore kundër ZRRE-së
19:03 -22/05/2025
Gërvalla takon kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas
18:57 -22/05/2025
Hasani: Dënimet në Hagë mund të sjellin trazira në tërë rajonin
18:30 -22/05/2025
Bashkim Jashari viziton Bazën Ajrore në Kuçovë, takon homologun shqiptar
18:26 -22/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?