KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Hapësirat publike afër tregjeve do të lirohen deri më 22 korrik
Tjera

Rama: Hapësirat publike afër tregjeve do të lirohen deri më 22 korrik

Kosova News
Kosova News 18:57 -08/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Prishtinës ndërmori një varg aktivitetesh që kishin të bënin me rregullimin e qytetit dhe hapësirat publike.

Për këtë arsye, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pati një aktivitet në Pallatin e Rinisë, ku në praninë e tij u bë pastrimi i hapësirës së brendshme.

Megjithatë, gjatë ditës, u njoftua se Burim Kelmendin, bordi e shkarkoi nga posti i kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale “Pastrimi”.

I pari i kryeqytetit foli për arsyet e shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të kompanisë “Pastrimi”, i cili mes tjerash, tha se kohëve të fundit gjendja në kryeqytet qe përkeqësuar dukshëm sa i përket pastrimit.

Kryetari Rama, në intervistë për RTK-në sqaroi gjendjen aktuale në të cilën gjendet kompania “Pastrimi”.

 “Siç e keni parë gjendja në kryeqytet  është përkeqësuar  muajve të fundit. E tillë ka qenë edhe më përpara. Kompania “Pastrimi” është gjetur me  probleme të shumta,  me kredi, borxhe të shumta  ndaj deponisë së mbeturinave, e  me parregullsi në të punësuarit”, tha Rama.

“Për  fat të keq, ka pasur shumë parregullsi. Prandaj, për këtë arsye Bordi ka marrë vendim që të shkarkohet kryeshefi i Kompanisë “Pastrimi”, tha ai.

Rama më tej deklaroi se ka pasur tentativa edhe më herët për shkarkim të tij. “Por për fat të keq kemi pasur sabotime të shumta nga personat e ndryshëm që kanë qenë në Bord”, tha ai.

Kryetari i Prishtinës u shpreh se aty do të vendoset tash për tash një ushtrues detyre.

Përveç kësaj,  kryetari i Prishtinës foli edhe për njoftimin  që e ka bërë Komuna për të gjithë shitësit që operojnë rreth hapësirave të tregjeve kurse në lagjen ‘Ulpiana’ u është dhënë afat  deri më datën 22 korrik që t’i lirojnë ato hapësira.

“Është edhe kjo pjesë e procesit të lirimit të hapësirave  publike dhe është vazhdimësi  e çlirimit të tyre, ngase kemi numër të madh të shitësve ambulantë, të cilët shesin pa leje”, tha ai.

Kreu i kryeqytetit deklaroi se edhe pse ka hapësira edhe në Tregun e Gjelbër  edhe në tregun e Ulpianës,  e që ata mund të  vendosen, të njëjtit vazhdojnë të tregtojnë jashtë hapësirave.

“Ndaj ne u kemi dhënë dy javë afat që ata të largohen,  përndryshe do t’i largojmë ne dhe do t’i gjobisim”.

“Ata e kanë mundësinë të bëhen pjesë  e sistemuar e mirëfilltë, sikurse tregtarët tjerë “, theksoi kryetari Rama, duke shtuar se do të bëhet edhe pastrimi  i tregjeve nga mbeturinat.

Kryetari i Prishtinës foli edhe për projektet e reja, të mëdha të këtij viti, të cilat priten të realizohen./rtk/

Gjithashtu lexoni:

Faton Peci i hyn garës për kryetar të Mitrovicës, kandidatura e tij zyrtarizohet sot

Keni shumë mesazhe të palexuara? WhatsApp tani ka një zgjidhje

Trumpi thotë se javët e fundit është marrë edhe me Kosovën dhe Serbinë

Osmani uron popullin slloven për ditën e Pavarësisë: Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë

Valë e rrezikshme e të nxehtit në Kosovë – IKShPK publikon masat mbrojtëse

TAGGED: hapesirat publike, tregjet
Kosova News 08/07/2022 08/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Thu
37 °C
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

“Birra, mish i bluar dhe duhan”, policia parandalon raste të reja të kontrabandës me mallra
14:13 -26/06/2025
Liverpooli konfirmon transferimin e Milos Kerkez nga Bournemouth
14:08 -26/06/2025
Serbi, studentët paralajmërojnë mosbindje civile nëse s`ka zgjedhje
14:05 -26/06/2025
Motoristët po dëmtojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, AMMK-ja ka një paralajmërim
14:02 -26/06/2025
Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Balla – Berishës: Ke bashkëpunuar me Millosheviçin kundër Kosovës
13:59 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?