KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Dita kur Shqipëria do të numërojë 10 milionë turistë në vit nuk është e largët
Rajon

Rama: Dita kur Shqipëria do të numërojë 10 milionë turistë në vit nuk është e largët

Kosova News
Kosova News 17:56 -28/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përsëriti apelin e tij për sipërmarrësit që të rrisin pagat për punonjësit e tyre, gjatë takimit me këshilltarët socialistë të zgjedhur më 14 maj në Gjirokastër, ku e pranishme ishte dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Ai u shpreh se Shqipëria nuk duhet ta shikojë vetën si konkurruese për krahun e lirë të punës, por për cilësinë e shërbimit.

“Kurdo të vish gjen gjallëri, energji pozitive, gjen njerëz që hapin dyer të reja hotelesh butik. Po rritet një ekonomi familjare që tanimë ka një impakt edhe në jetën ekonomike të zonës”, tha kryeministri.

Rama solli shembullin e një sanitareje në një prej bizneseve në Gjirokastër, e cila paguhej 60 mijë lekë për të thënë se, nuk duhet të shihet vetëm shteti si punëdhënësi i vetëm i sigurtë.

“Nevoja për të pasur forcë pune është çdo ditë e më e madhe. Ne kemi një presion mbi vete prej shumë vitesh për punë në shtet. Dhe fakti që njerëzit duan të punojnë në shtet me pagë minimale 40 mijë lekë, se sa në privat me 60 mijë lekë pagë flet shumë për atë që ne duhet të bëjmë për të mos kultivuar idenë që shteti është punëdhënësi i vetëm i sigurt”, tha kryeministri.

Rama theksoi nevojën e sektorit të turizmit për forcë pune dhe cilësi shërbimi, teksa kujtoi se, dita kur Shqipëria do të numërojë 10 milionë turistë në vit nuk është e largët.

“Industria e turizmit, që po rritet, është përballë një sfide për të plotësuar me forcë pune vendet për t’ju përgjigjur miliona turistëve. Një vit më parë numëruam 7 milionë turistë, dita kur do të arrijmë kufirin e 10 milionë turistëve është më afërt se ç’kemi menduar. Aeroporti i Rinasit është në një situatë që s’ka qenë kurr më parë dhe s’ka një orë të lirë duke pritur e përcjellë avionë“, tha ai.

Rama theksoi se Shqipëria po kthehet në një destinacion të shumëkërkuar.

“Sfida më e madhe sot nuk është krijimi i vendeve të punës, por plotësimi i vendeve të punës dhe natyrisht bizneset duhet të vrapojnë për të rritur më tepër pagat, sepse niveli i fitimit, përtej asaj që ata pranojnë, është shumë më i lartë. Pjesëmarrja në fitim e punonjësve duhet të jetë më e lartë se sa është, nëse ato nuk duan të ngrihen një mëngjes me duart lart nga qielli. Koha kur Shqipëria ishte forcë konkurruese nga krahu i lirë i punës ka ikur. Duhet të konkurrojmë me shërbimet cilësore”, u shpreh Rama./ATSH/

Gjithashtu lexoni:

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Kosova News 28/05/2023 28/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës
11:04 -14/07/2026
Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?
10:34 -14/07/2026
Tentim vrasja në Pejë: Zbulohet krejt çka gjeti Policia, kapen mbi 100 fishekë
10:07 -14/07/2026
Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve
09:32 -14/07/2026
ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore
09:30 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?