KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rakiq kërkon lirimin e serbëve të arrestuar
Politikë

Rakiq kërkon lirimin e serbëve të arrestuar

Kosova News
Kosova News 14:19 -12/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kërkoi lirimin e, siç tha, serbëve të arrestuar “padrejtësisht” në veri të Kosovës.

Arrestimi i një ish-polici serb të shtunën u bë edhe shkas i barrikadave që ngritën disa qytetarë serbë në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Duke folur nga barrikadat në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, Rakiq tha se populli serb “do paqe”.

“Ne kërkojmë që qytetarët tanë të arrestuar padrejtësisht, të lirohen, dhe që [kryeministri i Kosovës] Albin Kurti t’i tërheqë njësitet që i dërgoi në veri, të ndalojë keqtrajtimin e fëmijëve tanë dhe të ndalojë ndjekjen e serbëve”, tha Rakiq, duke mos sjellë asnjë provë për këto pretendime.

Një ditë më herët, ai po ashtu tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përgatit dërgimin e forcave të tij speciale “për të përndjekur” serbë nga pjesa veriore e vendit.

Këto pretendime u hodhën poshtë nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Absolutisht e pavërtetë”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në veri, pas disa incidenteve të armatosura që janë shënuar që nga 6 dhjetori. Shtimi i forcave policore është thënë se po bëhet për të garantuar sigurinë e banorëve, në veriun e banuar me shumicë serbe.

Teksa barrikadat janë ngritur në veri, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se më 15 dhjetor do t’i drejtohet misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, me kërkesën për dërgimin e deri në 1.000 forcave të sigurisë në Kosovë. Ai ka thënë se këtë kërkesë do ta bëjë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Zyrtarët në Kosovë kanë thënë se këto paralajmërime janë “kërcënim me agresion” nga Serbia, teksa ekspertët i kanë thënë se as Rezoluta 1244 dhe dokumentet e tjera, nuk lejojnë që Serbia të dërgojë trupa në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Mitrovicë, takim të zakonshëm me Bedri Hamzën – VIDEO

“Kryeministër, a po ndalesh një minutë” – Koci tentoi ta ndalojë, por ishte e kotë

Gërvalla: Kujdes, ndalesat arbitrare nga Serbia janë shtuar

Haxhiu pas dështimit të seancës konstituive: Përgjegjësia nuk i takon vetëm VV-së

Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit – nuk insistojmë që ta udhëheqim

Kosova News 12/12/2022 12/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Ish-ministri i Jashtëm gjerman kërkon rikthimin e shërbimit ushtarak dhe përfshirjen e grave në ushtri
15:35 -09/06/2025
Fairphone 6 zbulohet para lansimit zyrtar
15:31 -09/06/2025
Adoleshenti në Connecticut kapet duke vozitur me 212 km/h për të arritur në intervistë pune – përfundoi në polici
15:28 -09/06/2025
E vlerësoi atmosferën në “Air Albania” sa ishte në Tiranë – si i ndryshoi deklaratat përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic, pasi shkoi në Beograd
15:25 -09/06/2025
Publikohet Lineupi i Beerfest Kosova 2025
15:22 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?