KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq: Franca e Gjermania më dorëzuan projekt-marrëveshjen, koka po më dhemb
Rajon

Vuçiq: Franca e Gjermania më dorëzuan projekt-marrëveshjen, koka po më dhemb

Kosova News
Kosova News 17:32 -19/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të hënën, se emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tyre të fundit në Beograd, “ia dorëzuan disa letra, të cilat ai thotë se refuzoi t’i merrte, por shtoi se i lexoi kalimthi.

Sipas tij, në pyetje ishte një projekt-marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e përgatitur nga Gjermania dhe Franca, shkruan gazeta “Danas” të hënën.

“E lexova atë letër. Duke ditur se çfarë do të ndodhte, nuk pranova ta merrja. Nuk mund të them se mbaj mend se ç’pati në ato katër faqe për pesëmbëdhjetë minuta lexim. Është e qartë se publikimi nuk ka ardhur nga pala serbe. Se a është publikuar nga shqiptarët apo dikush tjetër, sepse u shkon për shtati të përdorin mediat, nuk më intereson. Pavarësisht nëse është plotësisht e vërtetë apo jo, nuk mund të mbaj mend çdo detaj, por e di se cilat ishin idetë e dikujt”, tha Vuçiç për Pink TV nga Nju-Jorku ku po qëndron.

Ai thotë se kur ka folur për “arkitekturën e re”, referencë për format të ri të dialogut, nuk ka gënjyer.

“Disa nga idetë që ishin shkruar, kam dëgjuar për to. Unë kam mjaft përvojë për të ditur se nuk duhej ta merrja atë letër”, tha Vuçiq.

I pyetur se ku është ajo letër tash, ai tha se po pret ta pranojë.

“Koka po më dhemb”, tha ai.

Në letrën e publikuar nga një portal, të cilit i referohet Vuçiq, thuhet se në vitin 2023 do të nënshkruhet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, me të cilën Serbia në fakt e pranon realitetin e Kosovës si shtet të pavarur, por nuk e njeh zyrtarisht.

Në një fazë të mëvonshme, kur BE-ja të jetë gati të zgjerohet dhe të përfshijë Ballkanin Perëndimor, do të arrihet një marrëveshje për njohjen reciproke, si parakusht për anëtarësimin e të dy vendeve në BE.

Marrëveshja parashikon që Kosova do të njihet nga pesë vendet e Bashkimit Evropian e që nuk e kanë njohur ende, ndërsa Serbia do të përfitojë ndihma enorme financiare dhe ekonomike.

Gjithashtu lexoni:

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati

Lefkov: Do të financohet memorial për viktimat nga zjarri në Koçan

Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

Gati marrëveshja e Shqipërisë me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Pesë shqiptarë largohen nga Izraeli

TAGGED: Aleksandar Vuçiq, Dialogu Kosovë-Serbi, Emanuel Macron, Franca, Gjermania, Marrëveshja Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Olaf Scholz
Kosova News 19/09/2022 19/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Kërkohet paraburgim për një të arrestuar në operacionin Qielli i thyer
09:44 -19/06/2025
Hyseni: 12 parqe, frymëmarrje për Gjilanin
09:22 -19/06/2025
Irani sulmon Izraelin jugor, Tel Avivi hakmerret
09:03 -19/06/2025
Moti sot me diell, temperaturat deri në 30 gradë Celsius
08:25 -19/06/2025
Sot përpjekja e 34-të për konstituimin e Kuvendit
08:23 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?