KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbahet samiti rajonal i transportit në Tiranë
Rajon

Mbahet samiti rajonal i transportit në Tiranë

Kosova News
Kosova News 15:43 -07/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Tiranë zhvillohet samiti rajonal i transportit me diskutime për projekte strategjikë që afrojnë më shumë me njëri-tjetrin vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në samit marrin pjesë ministrat e transpotrtit dhe të lidhjeve si dhe të energjetikës të vendeve ballkanike.

Po ashtu janë të pranishëm edhe zyrtarë evropianë.

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është duke finalizuar projektin e portit të ri të Durrësit, raporton korrespondenti i RTK-s Denion Ndrenika.

Sipas kryeministrit, ky projekt do ta shndërrojë Portin e Durrësit në të krejt Ballkanit Perëndimor:

“Kjo e kombinuar me hekurudhën Durrës-Prishtinë ndërkohë që mbas një kalvari të gjatë kemi mundur të zhbllokojmë dhe projektin e hekurudhës Tiranë-Durrës si dhe me portin e Thatë te Prishtinës, projekt të cilin ne do ta paraqesim në mbledhjen dy qeverive në fund të muajit qershor, do t’i japë një fuqi të madhe të re krejt rajonit”.

Ministri i Kosovës, Liburn Aliu tha se se duhet ndërveprim për çështjet e transportit në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu zoti Aliu u ndal tek energjetika dhe te lidhjet mes këtyre dy drejtimeve:

“Kosova sot pothuajse gati 95 për qind të energjisë e ka nga prodhimi i qymyrit. Prodhimi i qymyrit nga njëra anë, transporti nga ana tjetër janë emetuesit më të mëdhenj të CO2 në vendin tonë. Nëse kemi ne varësi të madhe nga qymyri, atëherë na bie që karshi strategjisë tonë në reduktimin e qymyrit në energji dhe orientimin kah sistemet e ripërtërishme të energjisë duhet me një seriozitet të madh t’i përkushtohemi edhe zvogëlimit të këtyre ndikimeve nga fusha  e transportit”.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama udhëton për në Ohër për takimin e “Ballkanit të Hapur”. /RTK/

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 42.56% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, Shehaj i merr një mandat PD. PSD forcë e tretë politike

Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, kryeson PS

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri

Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

TAGGED: Samit, Tiranë, Transport
Kosova News 07/06/2022 07/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?