Ad image

Gjendet i vdekur një 50-vjeçar në Tiranë, detajet e para

Jeton Sopa
Jeton Sopa 22:21 -04/06/2022

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të shtune në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Mësohet se viktima është 50 vjeç dhe kanë qenë kalimtarët e rastit ata të cilët kanë parë të shtrirë, transmeton KosovaNews.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë me dije.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

TAGGED:
Shpërndaje