Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim sot ka dalë në shëtitje me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj afër Liqenit Artificial të Tiranës.
Kim ka postuar një foto me Begaj në Twitter dhe ka shkruar: “Gjithmonë nder të kaloj kohë me presidentin Bajram Begaj, posaçërisht të ecim dhe bisedojmë së bashku në këtë ditë të bukur pranvere në Tiranë”.