KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abazoviq fton Kurtin në Mal të Zi: Politika e së ardhmes është ajo e pajtimit
Rajon

Abazoviq fton Kurtin në Mal të Zi: Politika e së ardhmes është ajo e pajtimit

Kosova News
Kosova News 12:17 -08/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se asnjë nismë për bashkëpunim ekonomik në Ballkanin Perëndimor nuk do ta shohin si armiqësore, transmeton KosovaNews.

Abazoviq, në cilësinë e vëzhguesit të Ballkanit të Hapur, sot në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër të Maqedonisë së Veriut, tha se politika e së ardhmes është e pajtimit dhe progresit.

Ai i ftoi të gjithë liderët rajonal, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të vizitojnë Malin e Zi dhe të diskutohet për nismat e përbashkëta të bashkëpunimit.

“Politika e së ardhmes është politika e pajtimit, progresit, përparimit dhe respektimit të ndërsjellë. Prandaj dua të them se i keni duart e zgjatura nga Qeveria e Malit të Zi për të nxitur të gjitha nismat që nënkuptojnë progres të përgjithshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor që asnjë nismë nuk do të shikojmë si armiqësore. Përkundrazi, si mekanizëm që mund të na ndihmojë të kemi efekt dhe të jemi pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian… Të gjitha vendet dhe liderët e Ballkanit Perëndimor janë të mirëseardhur në Mal të Zi. Pres që në këtë strukturë edhe me kryeministrin e gjashtë të Kosovës që të vini në Mal të Zi dhe së bashku të flasim për nismat e përbashkëta”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija, tha se komuniteti i biznesit dhe qytetarët boshnjakë e mbështesin “Ballkanin e Hapur”, mirëpo, ende s’ka konsensus politik për t’iu bashkuar kësaj iniciative rajonale.

“Bosnja Hercegovina për fat të keq nuk ka konsensus për projektin e ‘Ballkanit të Hapur’. S’ka përgjigje serioze pse, s’ka as përgjigje negative. Thjesht është një heshtje. Nëse kemi iniciativë të shkruar, ajo qëndron në sirtarë të atyre që vendosin. Sipas meje, shkaqet janë një pjesë e paragjykimeve të kaluara, kush është propozues i kësaj iniciativë, kush do të përfitojë, a është kjo iniciativë për Ballkanin Perëndimor, apo Bashkimin Evropian, ka pasur edhe ndikime politike të grupacioneve të caktuara që vlerësonin se ai do të ishte një mossukses nëse kjo iniciativë do të ishte pranuar… Unë jam këtu se e di se i gjithë komuniteti i biznesit në Bosnje e mbështet projektin e ‘Ballkanit të Hapur’”, tha ai./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 42.56% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, Shehaj i merr një mandat PD. PSD forcë e tretë politike

Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, kryeson PS

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri

Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

TAGGED: Ballkani i Hapur, dritan abazoviq, Mali i Zi
Kosova News 08/06/2022 08/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?