KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rahimaj: Kryetari i Bordit të Asociacionit po gënjen publikisht
Politikë

Rahimaj: Kryetari i Bordit të Asociacionit po gënjen publikisht

Kosova News
Kosova News 22:47 -10/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se Agim Aliu, kryetar i Bordit të Asociacionit, po gënjen publikisht. Ai ka thënë se Agim Aliu dhe Sazan Ibrahimi nuk kanë lejuar asnjëherë komunat e Veriut të Kosovës të bëhen pjesë e AKK-së.

“Agim Aliu – Kryetar i Bordit të Asociacionit po gënjen publikisht. Komunat e Veriut të Kosovës – Leposaviqi, Zveçani, e Zubin Potoku nuk janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ato më 14 dhe 15 shtator të vitit 2023 kanë votuar në kuvende komunale për t’u bërë pjesë e AKK-së. Përkundër që vendimi është vlerësuar si i ligjshëm në MAPL, Agim Aliu dhe Sazan Ibrahimi nuk kanë lejuar asnjëherë Komunat e Veriut të Kosovës të bëhen pjesë e AKK-së”, ka thënë Rahimaj.

Rahimaj ka thënë se personalisht ka kërkuar në rrugë zyrtare të ua dërgojnë dëshminë e fletës së anëtarësisë, siç e ka çdo komunë anëtare, ata janë pergjigjur se se një gjë të tillë nuk e kanë.

“Fakti i dytë është se në asnjë raport të auditmit nuk mund të gjeni se këto komuna janë anëtare. Në raport paraqitet lista e anëtarëve dhe participimi i komunave.

Fakti i tretë, që në raportin që ka sjellur vet sot bordi, shihet se Komunat e Veriut të Kosovës nuk janë anëtare.

Ku po dëshirojnë t’i anëtarësojnë Komunat e Veriut të Kosovës, kasta e vjetër politike?”, ka thënë Rahimaj në reagimin e tij, duke i bashkëngjitur edhe tabelat e të hyrave.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Është e qartë se ekziston qasje bllokuese e partive opozitare

Osmani në Osaka: Kosova, një demokraci që shikon drejt së ardhmes

Bildt për dialogun Kosovë-Serbi: Pritjet duhet të jenë të kufizuara

Trendafilova: Procesi është transparent dhe i mbikëqyrur ndërkombëtarisht

Osmani pas arrestimit të Arbnor Spahiut: Serbia po rikthehet në praktikat shoviniste të viteve ’90

Kosova News 10/10/2024 10/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
23:11 -11/06/2025
Haxhiu: Vendimi i Kushtetues nuk do t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit
22:48 -11/06/2025
Sveçla: Është e qartë se ekziston qasje bllokuese e partive opozitare
22:45 -11/06/2025
Kurti: Suksesi i Kosovës pas përfundimit të luftës është edhe sukses i NATO-s
22:14 -11/06/2025
Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE
21:48 -11/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?