KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ragmi Mustafa: Lugina e Preshevës është me çlirimtarët
Lajme

Ragmi Mustafa: Lugina e Preshevës është me çlirimtarët

KosovaNewss
KosovaNewss 20:18 -17/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

​

Rreth dyqind qytetarë nga Lugina e Preshevës kanë udhëtuar sot drejt kryeqytetit shqiptar për të marrë pjesë në protestën “Drejtësi për Çlirimtarët”.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ragmi Mustafa deklaroi për KosovaPress se mesazhi i shqiptarëve sot ishte që edhe “Lugina e Preshevës është me çlirimtarët dhe kundër padrejtësive.

“Pa dyshim se Lugina e Preshevës ishte prezente edhe në protestën në Prishtinë e cila u mbajt kohë më parë në sheshin ‘Skënderbeu’, por edhe sot gjithashtu në sheshin ‘Skënderbej’ është protesta e dytë me të njëjtin motiv, me të njëjtin mesazh kundër padrejtësive që po ndodhin në Gjykatën e Hagës dhe në këtë drejtim PDSH e ka parë të arsyeshme që të jetë pjesë edhe e protestës së Prishtinës dhe protestës sot këtu në Tiranë, përveç asaj në Hagë. Megjithatë, duke qenë që këtu në afërsi përkundër që kemi përshkuar 600 kilometra prej Preshevës drejt Tiranës, kemi mbushur një autobus për të qenë këtu që të dërgojmë një mesazh se edhe Presheva është me Hashim Thaçin, edhe Presheva është me çlirimtarët, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës janë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin dhe jemi kundër padrejtësive”, deklaron ai për KosovaPress.

- Reklamë -

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim që nga nëntori 2020. Kreu i PDSH-së e quan skandaloze gjykimin në Hagë dhe mbajtjen e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit për pesë vjet në paraburgim.

“Është viti i pestë që ata ndodhen në Hagë dhe është skandaloze, sepse nuk ka asnjë gjyq në botë që të mbajë për aq kohë të gjatë brenda pesë vjetësh. Zakonisht ndodhin për 30 ditë paraburgim, 60 ditë ose një vit, por jo edhe 5 vjet”, tha ai.

Lufta më e pastër është ajo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë Mustafa teksa thotë se pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Patjetër që po [pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së], me bindje shumë të thellë dhe të sigurt. Është shumë e vërtetë se çdo gjykatë në botë gjykon në emër të popullit dhe kjo gjykatë nuk e ka çare pa u thirr në emër të popullit. Cili popull? Çka tha sot në Tiranë, çka tha në Hagë, cili është opinioni i shqiptarëve? Gjykata e Hagës duhet të vendosë në emër të popullit dhe të lirojë çlirimtarët”, përfundon ai.

Një tjetër protestë e madhe është mbajtur në Hagë, ku mijëra shqiptarë u mblodhën nga Evropa, Amerika dhe Kosova që të kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo protestë u organizua një ditë para se të dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Bëhet fjalë për ish-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, James Rubin. Diplomati amerikan dëshmoi para trupit gjykues për procesin e Rambujesë, ku ndër tjera ka thënë se Hashim Thaçi nuk kishte rol udhëheqës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, ai ka thënë se UÇK nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim që nga nëntori 2020. Në prill 2023 ka nisur procesi gjyqësor ndaj tyre në Hagë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me përgjegjësi për krime të pretenduara të luftës, pati sjell në gjykatore rreth 125 dëshmitarë, ndërkaq është mbështetur në mbi 100 dëshmi me shkrim.

Gjithashtu lexoni:

Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet

Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

KosovaNewss 17/10/2025 17/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?