KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Radoniqi: Të dhënat e KQZ-së do t’i prezantojmë manualisht
Lajme

Radoniqi: Të dhënat e KQZ-së do t’i prezantojmë manualisht

Kosova News
Kosova News 23:24 -09/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

(Plotësuar, 23:10) Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se faqja zyrtare e këtij institucioni nuk është duke funksionuar dhe si pasojë nuk do të mund të publikohen të dhënat preliminare nga zgjedhjet nacionale përmes platformës online.

Radoniqi, ka thënë se të dhënat do të publikohen në formë manuale.

“Për arsye se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e të dhënave nuk ka funksionuar, ne nuk po arrijmë t’i transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike. Andaj KQZ kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve që kanë pritur me shumë të drejtë rezultat preliminare të votimeve nga dita e sotme”, ka thënë ai.

Ai ka siguruar që mos sigurimi i të dhënave në mënyrë elektronike nuk do të ketë ndikim në rezultatet.

“Në këto rrethana, KQZ ka shqyrtuar situatën dhe ka vendosur që të ë mbledh të dhënat në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet përmes formularëve të rezultateve për subjektet politike, të cilat janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, ka thënë ai.

Radoniqi ka thënë se stafi i KQZ-së do të qëndrojë gjatë gjithë natës në objektin e institucionit duke numëruar votat nga fletëvotimet në mënyrë manuale. Ai ka thënë se sonte s’do të ketë konferencë për media, për shkak se procesi do të zgjatet pas ndërrimit të mënyrës së publikimit.

“Për këtë dështim të sistemit, do të kemi një analizë më vonë”, ka thënë ai.

KQZ numëron mbi 50% të votave, VV prin me 37,50%

(E përditësuar 22:40) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas përditësimit të orës 21:30, ka bërë të ditur se janë numëruar mbi 50% të votave.

Nga  2,533 vendvotime, votat kanë arritur të numërohen në 1,289 sosh.

Nga ky numërim i deritanishëm, Lëvizja Vetëvendosje prin me 37,50%. Pasohet nga PDK me 29.80%, LDK 16.29% dhe koalicioni për Kosovën Fituese me 7.92%.

Lista Serbe deri më tani ka arritur të marrë 2.28% të votave dhe Koalicioni për Familjen 2%.

KQZ më herë ka konfirmuar se kanë probleme me serverin, si pasojë e mbingarkesës. Si pasojë, informimi i publikut është më i ngadalshëm.

Gjithashtu lexoni:

ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

DhTIK kërkon zgjidhje urgjente për bllokimin e regjistrimit të automjeteve të bizneseve

Prizreni shpallet “Qyteti Evropian i Sportit 2026”

Kosova News 09/02/2025 09/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Bayern Munich futet seriozisht në garë për transferimin e yllit të Liverpoolit
20:35 -30/06/2025
I përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë udhëtimit, vdes një 62-vjeçar në Gjilan
20:01 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?