Autoritetet në Gjermani u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes shkaku i disa stuhive që do të godasin disa pjesë të shtetit gjerman.
Qendra e meteorologjisë në Gjermani ka parashikuar të reshura të mëdha të shiut dhe erëra të fuqishme.
Të enjten në mbrëmje, qyteti Kassel në perëndim të Gjermanisë është përballur me stuhi të fuqishme.
Shërbimi i motit DWD, ka njoftuar se erërat e fuqishme dhe shiu pritet të përfshijnë edhe pjesë të tjera të Gjermanisë.
Ndërkaq të premten me shi dhe erëra të fuqishme është përballur Franca.
Disa pjesë të shtetit francez janë përballur me shi ekstrem dhe erëra të fuqishme.


