KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qytetari incizon përplasjen me policinë, IPK fillon procedurat
Siguri

Qytetari incizon përplasjen me policinë, IPK fillon procedurat

Kosova News
Kosova News 16:16 -28/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorati Policor po trajton një ankesë të një qytetari kundër dy zyrtarëve policorë për sjelljen e tyre të enjten. Sipas ankesës së qytetarit Dritëro Mehmetaj, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë ai është ndaluar nga dy policët që kanë qenë në rroba civile dhe pasi është ndaluar nuk ka mundur të marrë përgjigje për arsyen e ndaljes.

Në ankesën dërguar IPK-së, thuhet se policët janë futur pa dhënë shenja në komunikacion në shiritin ku qarkullonte qytetari duke dalë para veturës së tij. Qytetari ka theksuar disa herë në ankesë se vetura e policëve ashtu si vetë policët kanë qenë civile dhe se nuk ka pasur alarme të ndezur. Mehmetaj ka arsyetuar se derisa vetë ishte nën afekt nga manovra e veturës tjetër, i ka rënë borisë, gjë pas së cilës edhe është ndaluar.

Pas ndërveprimit të dy veturave kur Mehmetaj i bën “me gjeste që të vazhdojë rrugën”, policët kanë lëshuar alarmin në veturë për t’ia bërë me dije se janë zyrtarë dhe e kanë ndaluar. Sipas qytetarit, pasi ia kanë kërkuar dokumentet, asnjëherë nuk janë përgjigjur se pse e kanë ndaluar.

Sipas deklaratës së qytetarit, policët i kanë thënë se ka abuzuar me borinë. Madje sipas tij, policët i janë drejtuar me fjalët: “nuk të takon ty me më cfirat mua”.

Ndërkohë, nga policia Mehmetaj është telefonuar edhe një herë të enjten mbrëma. Ai i ka thënë KOHËS se kur është paraqitur në stacion pas thirrjes, policia nuk i ka marrë deklaratë për rastin dhe e ka njoftuar se gjoba që ka marrë ka shkuar në gjykatë. Megjithatë, Mehmetaj pretendon se nuk i është bërë e ditur asnjëherë nga zyrtarët në rrugë se ishte gjobitur.

“Unë nuk kam kurrfarë informacioni pse jam gjobitur. Policët që më kanë ndalë në asnjë moment nuk më kanë përmendur gjobë”, ka deklaruar ai.

Ngjarja nga momenti i ndaljes së veturës së Mehmetajt është incizuar me telefon nga pasagjeri që ishte me të.

Gjithashtu lexoni:

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë

Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Kosova News 28/10/2022 28/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin
12:36 -15/07/2026
“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime
12:15 -15/07/2026
Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?