KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Quni ia kthen Gërvallës: Nuk mund t’ia besoj një post të rëndësishëm një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë
Politikë

Quni ia kthen Gërvallës: Nuk mund t’ia besoj një post të rëndësishëm një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë

Kosova News
Kosova News 14:56 -22/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i është kundërpërgjigjur deputetes Donika Gërvalla, e cila sot deklaroi se deputetët e LDK-së kanë pasur mundësinë ta votojnë atë për kryeparlamentare, dhe në këtë mënyrë të zhbllokohej procesi i konstituimit të Kuvendit.

Quni në reagimin e tij ka deklaruar se për të besimi është themeli i çdo marrëdhënie, ashtu edhe në politikë, transmeton KosovaNews.

“Pse është e rëndësishme besnikëria në politikë?Për mua, besimi është themeli i çdo marrëdhënieje. Kjo vlen edhe për politikën. E dëgjova ankesën e deputetes Donika Gërvalla-Schwarz që nuk e votova për kryetare të Kuvendit. Kjo më bëri të reflektoj mbi një standard që unë e kam thelbësor: besnikërinë. Kam një parim të palëkundur, si në jetë, ashtu edhe në punë: nuk mund t’ia besoj një post të rëndësishëm një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë. Kjo është njësoj sikur të avancosh në detyrë një ushtar që ka dezertuar një ditë më parë”, thotë Quni në reagimin e tij.

Lexo po ashtu:

“U bashkuan me PDK-në dhe Listën Serbe kundër meje”, Gërvalla: Djali i Xhemajl Mustafës, nipi i Tahir Zemajt e dy komandantët e Koshares kanë pasur arsye të më votojnë

Mes tjerash, ai ka shkruar se ai beson vetëm tek ata që qëndrojnë besnikë edhe kur gjërat vështirësohen.

“Është kjo besnikëri që ndërton besim dhe bën të mundur punën e vërtetë, atë që është në shërbim të qytetarëve”, pohoi ai.

Ndryshe, Gërvalla u propozua para disa ditësh nga LVV për kryeparlamentare, por e njëjta nuk mori votat e mjaftueshme.

Sot para mediave, Gërvalla kritikoi deputetët e LDK-së, duke përmendur edhe Qunin.

“Sa i përket LDK-së, unë nuk jam anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje. LDK jo vetëm për këtë arsye, por edhe për shumë arsye tjera ka pasur mundësi ta zhbllokojë Kuvendin. Imagjinoni, aty në kuvend janë të ulur djali i Xhemajl Mustafës (Besian Mustafa), nipi i Tahir Zemajt (Armend Zemaj), dy komandantë të Koshares, Fadil Hadërgjonaj dhe Anton Quni….Këta katër u bënë bashkë me PDK-në edhe me Listën Serbe për të votuar kundër Donika Gërvallës. Shqipe Selimi nuk ka votuar. Shqipe Selimi nuk është bërë bashkë me Listën Serbe për të votuar kundër meje…”, tha Gërvalla.

Ndryshe, seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit do të jetë ditën e diel, 24 gusht.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kosova News 22/08/2025 22/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?