KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qumështi “Land” me mykotoksinë u prodhua në Qumshtoren VITA, asgjësohen  mbi 27 mijë litra në Maqedoni
Ballina

Qumështi “Land” me mykotoksinë u prodhua në Qumshtoren VITA, asgjësohen  mbi 27 mijë litra në Maqedoni

Kosova News
Kosova News 18:52 -26/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar sot prodhuesin e qumështit UHT që u ndaluan dhe u asgjësuan në Maqedoninë e Veriut 27.5 tonë të këtij qumështi, pasi analizat kishin konstatuar prani të Aflatoksinës M1 mbi nivelin e lejuar.

Sipas njoftimit të AUV-së, bëhet fjalë për qumështin UHT “Land” 3.2%, të prodhuar nga ABRAZEN L.L.C. – Qumështorja VITA, me numër të stabilimentit RKS-014.

Rasti lidhet drejtpërdrejt me njoftimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut të publikuar një ditë më parë, sipas të cilit atje u asgjësuan mbi 27.5 tonë qumësht UHT, pasi u konstatua prani e shtuar e aflatoksinës.

Në njoftimin e djeshëm të autoriteteve maqedonase nuk ishte bërë publik emri i prodhuesit. Identiteti i tij bëhet i ditur sot nga AUV-ja e Kosovës, e cila konfirmon se qumështi i prekur është prodhuar nga Qumështorja VITA (ABRAZEN L.L.C.).

Pas informacionit zyrtar të pranuar nga autoritetet maqedonase, AUV ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të qumështit “Land” 3.2% të identifikuar si të prekur, si dhe ka nisur kontrollet zyrtare dhe verifikimin e gjurmueshmërisë së produktit.

AUV sqaron se, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-120 për Ushqim, ushqimi konsiderohet i dëmshëm dhe jo i sigurt për konsum kur përmban mykotoksina mbi kufirin e lejuar.

Agjencia njofton se, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Shëndetësisë, do të përcaktojë masat e mëtejshme ndaj stabilimentit RKS-014 – ABRAZEN L.L.C. (Qumështorja VITA).

AUV thotë se opinioni publik do të njoftohet për masat dhe zhvillimet e mëtejshme.

Gjithashtu lexoni:

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Vërmicë, humb jetën një person

Gërvalla: Dhuna ndaj grave është alarm për të gjithë shoqërinë, përballë saj nuk ka vend për heshtje

20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit

Prezantohen gjetjet e auditimit mbi sigurinë e nxënësve në shkollat publike

Haxhiu kërkon hetim të plotë për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?