KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Quhet “Droga e të varfërve” – Çfarë është kaptagon? Rrezikon përhapjen në Evropë
Botë

Quhet “Droga e të varfërve” – Çfarë është kaptagon? Rrezikon përhapjen në Evropë

Kosova News
Kosova News 14:10 -26/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoritetet gjermane sekuestruan një ditë më parë në afërsi të qytetit të Aachenit gati 300 kg të drogës kaptagon, sasia më e madhe e kësaj lënde narkotike e sekuestruar ndonjëherë në vend.

Vlera e saj e tregut llogaritej në mbi 60 milionë euro. Por, çfarë është kaptagoni, i njohur ndryshe dhe si “ “kokaina e të varfërve”, po kthehet në drogën e preferuar mes të rinjve në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Sekuestrimi i bërë në Gjermani ishte dëshmia shqetësuese se kjo lloj droge mund të jetë më e zakonshme në vendet europiane nga sa mendohej deri tani. Kaptagoni është shpallur i paligjshëm që në 1986-tën në shumicën e vendeve, por nga fillimi i viteve 2000, një variant i paligjshëm i tij nisi të shfaqej në Evropën Lindore dhe Lindjen e Mesme.

Deri vonë megjithatë, prania e këtij narkotiku nuk ishte dhe kaq e madhe në Europë. Kjo drogë sintetike u prodhua për herë të parë në Gjermani në vitet 1960, me qëllim trajtimin e çrregullimeve të mungesës së vëmendjes, por pati raporte të mëvonshme se ajo qe përdorur nga luftëtarët në konfliktin sirian për të rritur performancën luftarake dhe për të reduktuar lodhjen.

Efektet e saj në sistemin nervor janë të ngjashme me amfetaminën.

Përdorimi i tepërt sakaq, bart rrezikun e humbjes së funksioneve kognitive dhe të problemeve kardiovaskulare, ndërsa mund të krijojë varësi. Ka rritje të shqetësimeve se kaptagoni po bëhet gjithnjë e më shumë një problem për vendet evropiane.

Një raport i fundit nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA) sugjeron se Europa mund të bëhet një zonë kryesore e transportit për kaptagon-in me destinacion Lindjen e Mesme.

Gjithashtu lexoni:

Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike

Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela

Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Kosova News 26/12/2023 26/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit
11:53 -17/07/2026
APK-ja përmbyll “Javën e agjencisë”, Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit është betejë e përhershme
11:32 -17/07/2026
Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës
11:03 -17/07/2026
Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?