Deputetja Mimoza Kusari-Lila, pas dështimit të seancës, tha se opozita po pengon procesin dhe se marrëveshja e vjetër politike ende vazhdon të jetë aktive, duke bllokuar çdo mundësi për përparim.
“Në emër të dy partive dua të deklaroj që në përmbyllje të gjithë kësaj sage janë të qarta dy argumente të forta e parasegjithash: e para, që partitë e opozitës nuk po duan të zhbllokojnë situatën. Dhe e dyta, që marrëveshja mes PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe ende është funksionale. Sot as që erdhi deri te votimi për kandidatin e propozuar nga ne — votimi nuk kaloi. Sot u bllokua që në start çdo mundësi për të pasur një rezultat pozitiv.”