KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deliu-Kodra: Rënia e Kosovës në vendin e 99-të është ditë e zezë për lirinë e shprehjes, VV ka instaluar regjim linçimi e frikësimi
Politikë

Deliu-Kodra: Rënia e Kosovës në vendin e 99-të është ditë e zezë për lirinë e shprehjes, VV ka instaluar regjim linçimi e frikësimi

Kosova News
Kosova News 13:44 -02/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra pas raportit të Reporterëve pa Kufij, ku Kosova ka shënuar rënie në lirinë e shprehjes, ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga Vetëvendosje për regjim linçimi dhe frikësimi.

Deliu-Kodra, në një konferencë për media, ka thënë se kjo është një nga momentet më të errëta në historinë e shtetit të Kosovës.

“Sot, të dhënat e publikuara nga Reporterët pa Kufij e rendisin Kosovën në vendin e 99 nga 180 shtete në botë për lirinë e shprehjes. Kjo është renditja më e ulët në historinë e Kosovës. Një rënie e turpshme, dramatike dhe alarmante: nga vendi 56 në vitin 2023, në vendin 75 në vitin 2024, për të përfunduar sot në vendin e 99-të! Dhe raporti nuk lë asnjë dyshim: për këtë katandisje është përgjegjëse qeveria e Vetëvendosjes.

Ata që erdhën në emër të ndryshimit, po e katandisin Kosovën në vend të frikës dhe heshtjes. Këtë rënie e kemi ndjerë të gjithë. E kanë ndjerë gazetarët që janë sulmuar. E kanë përjetuar qytetarët që janë linçuar. E kanë përballuar aktivistët dhe profesionistët që janë shpifur publikisht vetëm pse guxojnë të mendojnë ndryshe. Rënia e nivelit të lirisë së mediave, nuk është rrëshqitje por rrënim i qëllimshëm. Vetëvendosje ka ndërtuar një regjim linçimi dhe frikësimi. Sulme të koordinuara, të orkestruara, me një makineri propagande që targeton çdo zë kritik, veçanërisht në rrjetet sociale”, theksoi ajo.

Deliu-Kodra tha se Kosova është viktimë e një pushteti të keq, duke shënuar rënie në çdo indikator ekonomik, social dhe të sigurisë.

“Dhe nëse dikur kemi qenë dakord për një gjë me Albin Kurtin – ka qenë kjo: që Aleksandar Vuçiq është autokrat. Por sot, kur Kosova renditet më keq se Serbia në lirinë e shprehjes – duhet të pyesim me zë të lartë: Nëse liria e fjalës në Kosovë është më e kufizuar se në Serbi, atëherë çfarë i bie të jetë Albin Kurti? Kjo është pyetje që e sfidon ndërgjegjen e çdo qytetari. Kjo është pasqyra ku secili nga ne duhet ta shohë realitetin. Në fund të fundit, një pushtet që frikësohet nga fjala, është një pushtet që e di se nuk ka të drejtë. Dhe çdo pushtet që nuk ka të drejtë, nuk ka të ardhme. Ne jemi këtu për ta thënë këtë të vërtetë. Dhe do ta themi çdo ditë. Derisa e vërteta të bëhet pushtet. E fjala e lirë të bëhet sërish themeli i Republikës”, theksoi deputetja e PDK-së.

Në prag të 3 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Deliu – Kodra, në emër të PDK-së ka shprehur falënderime dhe mirënjohje të thellë për të gjithë gazetarët dhe redaksitë e mediave për punën e palodhshme, për integritetin dhe kurajën profesionale.

“Ju faleminderit që e bëni këtë vend më të drejtë, më demokratik dhe më të fortë. Koha e llogaridhënies po vjen. Kosova mund dhe duhet të bëhet më mirë”, përfundoi ajo.

Gjithashtu lexoni:

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kosova News 02/05/2025 02/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila
18:09 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?