Qendra për Studime Universitare (QSU) ka realizuar me sukses një ushtrim fushor 36-orësh, gjatë të cilit kadetët zhvilluan trajnim praktik në operacione mbrojtëse.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se gjatë ushtrimit kadetët u angazhuan në një sërë detyrash operative, përfshirë fortifikimin e pozicioneve mbrojtëse, operacione zbulimi dhe mbrojtjen e zonës.
“Pjesë e këtij ushtrimi ishin edhe tre kadetë nga Kolegji Mbretëror ‘Saint-Jean’ i Kanadasë, të cilët po vijojnë studimet në QSU për një semestër,” ka bërë të ditur Maqedonci.
Sipas tij, ky aktivitet shërbeu për rritjen e gatishmërisë profesionale dhe përmirësimin e aftësive taktike të kadetëve, duke dëshmuar përkushtimin e QSU-së në përgatitjen cilësore të kuadrove të ardhshme.


