KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qindra të infektuar në ditë, thirrje për vaksinim
Shëndetësi

Qindra të infektuar në ditë, thirrje për vaksinim

Kosova News
Kosova News 18:34 -13/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka vënë në gjendje të gatishmërisë spitalet.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, thotë se situata aktualisht është e qetë, por ka tendencë të përkeqësimit.

Të mërkurën e 13 korrikut, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka raportuar për 763 raste të reja me koronavirus.

Në bazë të 2,030 testeve të bëra, del se 37.5 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në raportin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë njoftohet edhe për një të vdekur nga koronavirusi.

Shkalla e infektimit me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit.

Muajt e pranverës kanë qenë kryesisht të qetë – ka pasur ditë me zero raste.

Besohet se në qarkullim janë disa nënvariante të variantit Omicron të koronavirusit, që përhapen më shpejt, por shkaktojnë më pak simptoma.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Krasniqi thotë se numri i pacientëve me koronavirus, të shtrirë në spitalet e Kosovës, aktualisht është rreth 40.

“Ne, si SHSKUK, duhet të jemi të përgatitur, siç kemi qenë gjithmonë, për t’u përballur eventualisht me ndonjë fluks më të madh të pacientëve. Tash për tash, situatën e kemi të qetë”, thotë Krasniqi.

Pandemia e koronavirusit ka shpërthyer në mars të vitit 2020 dhe në periudha të caktuara të saj, Kosova është përballur me valë të rënda, që kanë imponuar angazhime shtesë të stafit mjekësor, por edhe shtim të shtretërve në klinika të ndryshme.

Aktualisht, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, e cila ka bartur barrën më të rëndë gjatë pandemisë, janë të shtrirë 11 pacientë me koronavirus.

Më 12 korrik, nga kjo klinikë janë raportuar dy viktima nga koronavirusi.

“Rastet që kanë ndërruar jetë, kanë qenë të shtrira në mjekim intensiv dhe kanë qenë në moshë të shtyrë”, thotë drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

Sipas tij, dy rastet në fjalë kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjithashtu lexoni:

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

I vihet gur themeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes

Sëmundjet e trashëguara dhe gjenetika: Sa rrezikohemi vërtet?

​Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim

Kosova News 13/07/2022 13/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Spanja mposht Francën dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve
23:02 -05/06/2025
Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë
22:27 -05/06/2025
Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën
21:57 -05/06/2025
Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd
21:53 -05/06/2025
Pse fluturimet për në lindje zgjasin më pak se ato për në perëndim? Sekreti i rrymave ajrore
21:37 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?