Kanë nisur grumbullimin dhe qindra persona tani janë para ndërtesës së komunës në Zubin Potok, ku edhe kanë vendosur ulëse.
Siç raporton REL, aktualisht janë Njësitë e Policisë së Kosovës duke qëndruar në kordon, para hyrjes në objekt të komunës.
Pjesëtarë të KFOR-it, tash për tash, nuk shihen.
Deri më tani në këto orë të mëngjesit nuk raportohet të ketë ndodhur ndonjë incident.


