KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Qindra kërkesa të serbëve për targat RKS
Lajme

​Qindra kërkesa të serbëve për targat RKS

Kosova News
Kosova News 13:44 -28/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Çështja e automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia të cilat po qarkullojnë rrugëve të veriut të vendit, vazhdon të mbetet sfidë për Policinë e Kosovës.

Veton Elshani, zv.drejtor i Drejtorisë Rajonale në veriu, ka bërë të ditur se policia ka pranuar qindra kërkesa të qytetarëve serbë të veriut për të regjistruar automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës (RKS). Sipas tij, qytetarë të shumtë të veriut kanë shprehur interesim edhe për përkthimin e patentë-shoferëve të lëshuara më herët nga sisteme të vjetra, në ato të Kosovës.

Ai theksoi se këto kërkesa të qytetarëve janë adresuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe janë në pritje të një vendimi nga qeveria.

Elshani ka potencuar se jeta në veri po i kthehet normalitetit gradualisht, ndërsa përmendi Serbinë si faktorin kryesor destabilizues të kësaj pjese të territorit të Kosovës.

“Për neve brengë vazhdon të jetë targa KM, GL, PR, të cilat duhet të regjistrohen në RKS. Kemi pranuar me qindra kërkesa të qytetarëve nëpër rrugët e veriut të Kosovës, se kur do të ketë një afat të tillë. Kërkesën ne e kemi adresuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe besojmë tash me ndonjë vendim të qeverisë do të vendoset pozitivisht në kërkesën e qytetarëve të veriut të Kosovës. Po ashtu kemi edhe problemin e patentë-shoferëve, përkthimin e tyre, të cilat kanë qenë të lëshuara më herët nga sistemet tjera. Konsiderojmë se jeta po shkon tek normalizimi. Sidoqoftë e dimë se këtu vendi që e mban situatën nën tension, ose i cili mund ta destabilizojë situatën në përgjithësi, është Serbia. Kështu që ne konsiderojmë se problemi është tek shteti fqinj në lidhur me këto gjëra. Sidoqoftë, ne jemi duke kryer punën tonë aq sa mundemi’, ka thënë Elshani.

Ndryshe, vendimi i Republikës së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve që përdorin targa të lëshuara nga Serbia, ka hyrë në fuqi nga nëntori i vitit të kaluar, raporton KP.

Ky vendim u kundërshtua nga serbët lokalë të cilët ngritën barrikada dhe krijuan kriza e tensione, të cilat çuan deri në largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Afati i qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave serbe në Kosovë ka skaduar në prill të këtij viti, por ende nëpër rrugët e veriut ka automjete me targa të tilla.

Vlerësohet se mbi nëntë mijë targa me akronime të qyteteve të Kosovës sikurse KM, PR, PE, PZ, UR dhe të ngjashme, qarkullojnë në veriun e Kosovës dhe të cilave nuk u shqiptohen gjoba.

Gjithashtu lexoni:

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit

Shkrimtari serb rrihet në Beograd shkaku i organizimit të përkujtimit të Srebrenicës

Kosova News 28/10/2023 28/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?