KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qindra aktakuza për keqpërdorim të votës, vetëm 32 të dënuar me burgim
Siguri

Qindra aktakuza për keqpërdorim të votës, vetëm 32 të dënuar me burgim

Kosova News
Kosova News 10:05 -04/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Vetëm në javët e fundit dhjetëra komisionerë, por edhe anëtarë të partive politike janë dërguar në paraburgim si të dyshuar për keqpërdorim të votës. Disa për dallavere gjatë numërimit të votave dhe procesimit të tyre e të tjerë për dhënie e marrje të ryshfetit.

Të dhënat nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, tregojnë se për njerëzit që kanë bërë dallavere me vota, ndëshkimi përgjatë viteve ka qenë shumë i butë.

Të dhënat për aktakuzat e ngritura në vitin 2011 për shkelësit e ligjit në raport me votën dhe zgjedhjet tregojnë kështu:15 persona përfunduan në burg, 11 u dënuan me kusht, 1 person u dënua me gjobë, ndërkaq në 8 raste të tjera, 5 persona janë dënuar me gjobë, ndërsa për 3 raste ende nuk ka epilog.

Aktakuzat e ngritura në vitin 2012, për dallaveret me vota nuk e dërguan asnjë person në burg. 1 person u dënuar me kusht, ndërkaq për 28 raste nuk ka epilog përfundimtar, ashtu siç përfunduan edhe 5 aktakuza të ngritura në vitin 2013, raporton televizioni Dukagjini.Në vitin 2014, sipas të dhënave të KGJK-së, 5 persona u dënuan me kusht, ndërsa 3 raste mbetën pa epilog.Viti 2015 solli shumë aktakuza por pak ndëshkime. 56 të pandehur për keqpërdorim të votës nuk e morën kurrë ndëshkimin, sepse rastet mbetën pa epilog.

15 të akuzuar tjerë u dënuan me kusht, një person përfundoi prapa grilave, ndërkaq në një rast tjetër ndaj 5 të pandehurve, u ngritën vetëm 2 aktakuza, të cilat kurrë nuk morën epilog nga Gjykatat.

Në vitin 2016 ishin vetëm dy aktakuza ndaj dy personave, njëri u dënua me kusht e tjetri mbeti në sirtarët e gjykatës pa epilog.Një vit pas, më 2017 sipas të dhënave të KGJK-së, 13 aktakuzat e ngritura nga Prokuroritë përfunduan prap në sirtarët e gjykatave, pa epilog.Edhe aktakuzat e ngritura më 2018, prodhuan pak dënime, nga 11 të akuzuar në disa raste, 10 u dënuan me kusht, 9 aktakuza tjera nuk morën kurrë epilog, dy u dënuan me gjobë dhe një dënim me kusht.

12 persona u dërguan në burg.63 aktakuza të ngritura në vitin 2019 prodhuan 20 raste pa epilog, 36 dënime me kusht, 5 dënime me gjobë, dhe 5 aktgjykime me burgim.Edhe aktakuzat e vitit 2020 e kanë pothuajse të njëjtën mesatare, 10 mbetën pa epilog,  në 3 raste keqpërdoruesit e votës u dënuan me gjobë, 3 përfunduar në burg, ndërkaq 26 të tjerë u dënuan me kusht.Viti 2021 ishte i ngjeshur për Prokuroritë, por 83 të akuzuar nuk e morën kurrë ndëshkimin nga Gjykatat, 88 u dënuan me kusht, 7 persona u dënuan me gjobë, 2 persona përfunduan në burg.Edhe në vitet pasuese, gjendja është pothuajse e njëjtë – më shumë raste të dënimeve me kusht e më pak me burgim derisa shumica vazhduan të jenë pa epilog, sipas të dhënave të KGJK-së.

Sipas këtyre të dhënave, nga viti 2011 deri vitin e kaluar, 2025 – vetëm 32 person përfunduan me dënim me burgim nga qindra raste të aktakuzave të ngritura – por edhe prej tyre nuk janë të gjitha të plotfuqishme.Kapitulli 18 i Kodit Penal të Kosovës ku janë të radhitura veprat penale kundër të drejtë së votimit, parasheh dënime nga 6 muaj deri në 5 vjet burgim

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Kosova News 04/02/2026 04/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?