KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria thotë se do t’i dërgojë me kohë komentet mbi planin e zbatimit të Marrëveshjeve
Politikë

Qeveria thotë se do t’i dërgojë me kohë komentet mbi planin e zbatimit të Marrëveshjeve

Kosova News
Kosova News 09:25 -16/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka thënë se do t’i dorëzojë me kohë komentet me shkrim mbi dokumentin e planit të sekuencimit të Marrëveshjes Bazë dhe asaj të Ohrit.

Pas takimit të kryenegociatorëve më 2 korrik, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi pati thënë se ka qenë kërkesë e emisarit Miroslav Lajçak që deri më 18 korrik Kosova dhe Serbia t’i dërgojnë komentet për planin e sekuencimit.

Në një përgjigje  këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu, ka thënë se Qeveria do t’i dërgojë komentet brenda afatit. Ai ka deklaruar po ashtu se Kosova në vazhdimësi ka paraqitur propozime konkrete për secilën pikë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i dorëzojë komentet e saj me shkrim mbi dokumentin e planit të sekuencimit, brenda kohës së paraparë, pra 18 korrikut, sipas kërkesës së emisarit Lajçak. Në vazhdimësi, përgjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, pala jonë ka paraqitur propozime konkrete dhe komente për secilën pikë, të versioneve të planit të sekuencimit, duke dëshmuar konstruktivitetin, si dhe gatishmërinë e vullnetin për zbatim të marrëveshjeve. Që marrëveshjet të zbatohen në plotni, duhet po e njëjta qasje dhe nga pala tjetër, gjë e cila deri më tash, fatkeqësisht ka munguar”, ka thënë ai.

Bislimi pas takimit pati thënë se emisari Lajçak ka rezistuar që propozimet e Kosovës dhe të Serbisë për planin e zbatimit të bëhen të ditura, duke shtuar se “do të vërehej qartë se ata (Serbia) nuk e respektojnë dhe nuk e njohin marrëveshjen si të tillë”.

Kryenegociatorët ishin takuar më 2 korrik. Në agjendë kanë qenë diskutimet për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për rrugën e normalizimit të raporteve. Prej të dyja palëve, nga Bashkimi Evropian kanë thënë se presin zbatimin e detyrimeve të dialogut pa vonesa e pa parakushte.
Marrëveshja e vitit të shkuar nuk është zbatuar ende.

Paraprakisht, një javë më herët, ishte paraparë takim në nivel të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por Kurti kushtëzoi takimin.

Përpos dorëzimit të përgjegjësit të sulmit të Banjskës, Milan Radoiçiq, dhe përgjegjësve të tjerë, kryeministri Albin Kurti kushtëzoi takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe me nënshkrimin e marrëveshjeve, dhe me tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq, me të cilën Serbia deklarohet se nuk do t’i zbatojë disa pika të marrëveshjes bazë.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë

Veliu: Përgjegjësia për dështimin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit bie mbi Abdixhikun dhe Osmanin

Kosova News 16/07/2024 16/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve
11:44 -19/06/2026
Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata
11:28 -19/06/2026
Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare
11:18 -19/06/2026
Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve
11:02 -19/06/2026
I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje
10:38 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?