Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sonte një mbledhje në formë elektronike.
Në njoftimin për media thuhet se Qeveria ka emëruar Komisionin e Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin Specialist i Farmaceutikës, Grupi Nr. 47.
Gjithashtu ka emëruar Komisionin e Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin Specialist i Shëndetit/Mjekësisë, Grupi Nr. 18 dhe ka ndarë 10 milionë euro për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit.


