KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria mundëson regjistrimin e OJQ-ve dhe bizneseve si ndërmarrje sociale – Lirohen nga tatimi në fitim
Ekonomi

Qeveria mundëson regjistrimin e OJQ-ve dhe bizneseve si ndërmarrje sociale – Lirohen nga tatimi në fitim

Kosova News
Kosova News 11:47 -20/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e sotëm me OJQ-të dhe bizneset, ka njoftuar se nga tani këto dy të fundit do të mund të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale

Në ceremoninë e lansimit të mundësisë së regjistrimit si ndërmarrje sociale të organizatave joqeveritare dhe bizneseve, Kurti tha se kjo do të mundësojë përkrahje më të madhe për personat me aftësi të kufizuara dhe persona të tjerë të marxhinalizuar.

“Për herë të parë në Kosovë, qeveria jonë mundëson që organizatat jo-qeveritare dhe bizneset të regjistrohen e të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale”, ka thënë Kurti.

Përtej statusit si ndërmarrje publike ose private, ai ka theksuar se nëpërmjet këtij vendimi nevojat e cënueshme të shoqërisë do të marrin adresë.

“Lehtësirat të cilat do t’iu ofrojnë ndërmarrjeve sociale e inkurajojnë aktivizimin në tregun e punës të personave nga grupet e cënueshme, ndërkaq në anën tjetër sigurojnë rishpërndarjen e të hyrave për t’i shërbyer pikërisht këtyre grupeve. Edhe të rritet punësimi, por edhe mirëqenia”, ka deklaruar kryeministri.

Po ashtu edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati tha se kjo politikë do t’i ndihmojë grupet e cenueshme.

Murati, ka treguar se kompanitë ku 30% e punëtorëve janë nga grupet e cënueshme, mund të aplikojnë si ndërmarrje sociale.

Përfitimet janë që kompanitë ose OJQ-të lirohen nga tatimi në fitim.

“Ndryshe nga bizneset tradicionale të cilat kanë për qëllim maksimizimin e fitimit, ndërmarrjet sociale përdorin fondet e tyre për të avancuar misionin shoqëror, e në përkrahje të këtij misioni, ato pranojnë edhe lehtësira përgjatë operimit”, ka theksuar ministri Murati.

Gjithashtu lexoni:

“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê

Shoferi në Ferizaj gjobitet 500 euro dhe i konfiskohet vetura

Presidentja Osmani: Kosova kurrë në historinë e saj nuk e ka sulmuar asnjë vend

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Haradinaj takon ambasadorin Rohde, thotë se AAK është e gatshme për gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e bllokadës politike

Kosova News 20/11/2023 20/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Mbappe kritikohet për mungesë të angazhimit në mbrojtje
23:04 -10/07/2025
Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë
22:48 -10/07/2025
Prishtina mposhtet me rezultat të thellë në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit
21:57 -10/07/2025
Theo Hernandez nënshkruan me Al Hilal
21:25 -10/07/2025
“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê
21:23 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?