Përveç luftimit të krimit të organizuar, shkatërrimit të “fabrikave” të drogës dhe aksioneve të shumta kundër kontrabandës së strukturave paralele, Qeveria e Kosovës ka filluar të punojë në mënyrë intensive për rregullimin e infrastrukturës rrugore për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Mitrovicës së veriut, shkruan KosovaNews.
Së fundi në rrjete sociale janë shfaqur disa fotografi në të cilët shihen punimet për asfaltimin e rrugës që lidhë Trepçën dhe Mitrovicën e veriut me fshatrat Bistricë, Batahir, Dedi, Maxherë, Melenic.
Përveç kësaj, qeveria së fundi ka hapur edhe tre stacione policore në veri të Republikës, me qëllim të garantimit të sigurisë për qytetarët e kësaj ane./KosovaNews/


