KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton projektligjin për zyrtarët publikë
Politikë

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton projektligjin për zyrtarët publikë

Kosova News
Kosova News 18:05 -08/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për zyrtarët publikë, në një mbledhje elektronike të enjten, tetë muaj pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa nene të ligjit. Në këtë mbledhje është emëruar edhe komisioni ad-hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e drejtorit ekzekutiv në Agjencinë Antidoping.

Para miratimit të këtij projektligji, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bensik Tahiri, tha se Qeveria nuk i ka përfshirë rekomandimet për këtë ligj dhe se përmes tij “po e sulmon administratën shtetërore”.

Pasi PDK-ja e LDK-ja e patën dërguar në Gjykatë Kushtetuese këtë ligj, Kushtetuesja pati vendosur më pas se vetëm disa nene të tij nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Kushtetuesja pati rrëzuar rreth 10 nene. Në mesin e dispozitave që kanë rënë ndesh me Kushtetutën qenë shtatë paragrafët e parë të nenit 99 për Dispozitat kalimtare, me të cilin ishte paraparë që një vit pasi ligji të hyjë në fuqi, zyrtarët me kontrata të përhershme të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues t’i nënshtrohen një konkursi të hapur për t’i ruajtur pozitat e tyre.

Më pas Gjykata pati rrëzuar edhe paragrafët 2 dhe 5 të nenit 9 për Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë të zyrtarit publik, me të cilin për pozita specifike do të kërkohej përshtatshmëria për emërim në atë pozitë. Dhe, kriteret për plotësimin e përshtatshmërisë do të përcaktoheshin me propozim të ministrit përgjegjës për Administratë.

Antikushtetues qe shpallur edhe paragrafi 6 i nenit 67 për Listën e Pritjes, me të cilin të drejtat e nënpunësve civilë, duke përfshirë pagat dhe trajnimin e tyre do të përcaktoheshin nga Qeveria me propozim të Ministrit për Administratë e atij për Financa.

Në mbledhjen elektronike është emëruar edhe komisioni ad-hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e drejtorit ekzekutiv në Agjencinë Antidoping: Xheladin Krasniqi, ushtrues i detyrës së sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues; Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; Anita Kalanderi, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare; Taulant Balaj, udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar; Gëzim Murseli, ekspert i jashtëm, anëtar.

Gjithashtu lexoni:

Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin

VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor

Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi

Peci reagon ndaj Abdixhikut: “A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!”

Murati i reagon Abdixhikut (LDK): Nga parti shtet-formuese, në parti votë-fotografuese!

Kosova News 08/03/2024 08/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
scattered clouds
27° _ 25°
45%
6 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar
22:59 -20/06/2025
Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona
22:48 -20/06/2025
Në kohën kur po zhvillon luftë me Izraelin, Irani goditet edhe nga tërmeti
22:16 -20/06/2025
Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin
21:09 -20/06/2025
Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim
20:37 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?