KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajmërohen masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit në Kosovë
Ekonomi

Lajmërohen masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit në Kosovë

Kosova News
Kosova News 10:24 -01/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

 Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, gjatë mbledhjes së 91-të, mbajtur në formë elektronike, ka miratuar vendimin për shpalljen e masave emergjente në furnizimin e energjisë, me ç’rast mes tjerash parashihet të ketë edhe masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit.

Qeveria e Republikës së Kosovës merr vendim që të shpallen masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, e shtyer nga gjendja aktuale botërore energjetike: rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, si dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit.

Në një njoftim për media thuhet se masat e marra do të mbesin në fuqi për 60 (gjashtëdhjetë) ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës.

“Kuvendi mund të vazhdojë këtë afat për periudha të njëpasnjëshme prej 30 (tridhjetë) ditësh me shumicë të votave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm në seancë, deri në 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë”, thuhet në njoftim.

Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit

Tutje Qeveria e Kosovës sqaron se me qëllim të sigurimit të energjisë së mjaftueshme gjatë dimrit dhe të mbrojtjes së interesit publik, masat e emergjencës, ndër të tjera, përfshijnë:

Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit;

Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave;

Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe

Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.

Ndonëse është thënë se do të ketë masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit, këtu nuk janë dhënë sqarime se si dhe sa do të jetë mbështetja dhe pritet që detajet të bëhen të ditura më vonë.

Njëkohësisht, Qeveria e Republikës së Kosovës, veçanërisht Ministria e Ekonomisë janë duke monitoruar situatën elektroenergjetike në Kosovë dhe ndërhyrjet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës në përgatitjen e termocentraleve për sezonin e dimrit.

“Edhe pse termocentralet janë të stërvjetruara, menaxhmenti i KEK-ut së bashku me ekipet e mirëmbajtjes janë duke e bërë maksimumin që blloqet e termocentraleve të gjenerojnë energji elektrike të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën vendore. Termocentralet e KEK-ut janë në funksion mbi 80% të kohës gjatë një viti, që është mbi mesataren botërore të punës së termecontraleve me thëngjill. Këto riparime na mundësojnë që ta mbajmë këtë mesatare të lartë të gjenerimit të energjisë dhe furnizim sa më të rregullt”, thuhet nga Qeveria./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria

KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit

Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë

Lladrovci i bindur: Kandidat për kryetar të Drenasit ka veç një, e ai jam unë

Aliu godet ish-qeverisjen e PDK-së në Shtime: Ish-kryetari dhe djali i mixhës shpronësuan tokën publike për të ndërtuar kompleks banesor privat

Kosova News 01/08/2022 01/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria
22:55 -07/07/2025
KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit
22:43 -07/07/2025
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
22:33 -07/07/2025
Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua
22:25 -07/07/2025
Dy ekipe do të ofrojnë 60 milionë euro për transferimin e yllit të Real Madridit
22:23 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?