Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Mitrovicë.
Siç thotë Kryeziu, Kurti ka qenë në kampin ‘Blevedere’ në lagjen Bair të Mitrovicës së Jugut.
“Sot pasdite, kryeministri Kurti ka qenë në Belvedere, ku ka vizituar dhe takuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës atje”, thotë ai.