KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria e sheh të domosdoshëm forcimin e pavarësisë së AKA-s, Kurti: Kosova rast i veçantë se si universiteti e ka bërë shtetin
Arsim

Qeveria e sheh të domosdoshëm forcimin e pavarësisë së AKA-s, Kurti: Kosova rast i veçantë se si universiteti e ka bërë shtetin

Kosova News
Kosova News 10:13 -26/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova paraqet një rast të veçantë se si universiteti e ka bërë shtetin.

Ai këto i komente i bëri sot në konferencën ndërkombëtare për cilësinë në arsimin e lartë me titullin “Ndikimi i mekanizmave të sigurimit të cilësisë në krijimin e një kulture cilësore në arsimin e lartë”, organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA).

“Kosova paraqet një rast të veçantë se si një universitet ka prodhuar vetë shtetin. E kam fjalën për Universitetin e Prishtinës i cili që nga themelimi në vitin 1970, ka prodhuar gjithë elitat kulturore, profesionale dhe poetike që i kanë prirë proceseve emancipuese, shoqërore dhe përpjekjes së popullit të Kosovës për çlirim dhe për krijimin e Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Në këtë rast kryeministri Albin Kurti ka thënë se cilësia në arsimin e lartë në Kosovë qëndron lart në prioritetet e Qeverisë.

“Më vjen keq që në vitet e fundit këto raporte nuk kanë qenë në nivelin e dëshirueshëm. Andaj jemi sot këtu për të përforcuar urat e vjetra e ndërtuar ura të reja mes agjencisë për akreditim e ENQA-s. Agjencia e Kosovës për Akreditim e ka gjithë pavarësinë e saj institucionale. Ne si Qeveri e Kosovës jemi të angazhuar në vazhdimësi teksa e kemi finalizuar projektligjin për arsim të lartë i cili është votuar në mbledhjen e Qeverisë e tash është në Kuvend”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se ligji pamundëson çdo ndërhyrje në pavarësinë e AKA-s.

“E kemi siguruar objektin për agjencinë… kemi dhënë përkrahjen e plotë për rregullativën e brendshme. Kemi inkurajuar AKA-në për transparencë të plotë veprimi”, ka thënë ai.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se Qeveria një nga synimet pritoritare e ka rritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimi i lartë.

“Është i domosdoshme forcimi i pavarësisë së agjencisë në mënyrë që të arrijmë këto objektiva”, ka deklaruar ajo.

Gjithashtu lexoni:

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci

Kosova News 26/09/2023 26/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?