Kryeministri i vendit Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë marrë pjesë në lansimin e zgjerimit të platformës “Superpuna”.
Në fjalën hyrëse, kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se nga 18-25 vjeç sa ishin grupmoshat përfituesve të platformës, tashmë do të zgjerohet me grupmoshat e përfituesve nga 18-29 vjeç.
Ai theksoi se deri tani platforma “Superpuna” ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në punësimin e 9034 të rejave dhe të rinjve në Republikën e Kosovës.
“Vitin e kaluar lansuam para platformën e quajtur ‘Superpuna’. Përmes kësaj platforme synuam punësimin e garantuar të të rinjëve, të grupmoshës 18-25 vjeç. Kjo platformë për bizneset e bëri të më lehtë angazhimin e punëtorëve pasi garantoi subvencionimin e pagës me vlerë prej 264 euro për gjashtë muaj me radhë. Ndërkaq punëtorëve, një grupi prej tyre ua garantoi punën e parë, ndërsa një grupi tjetër ua garantoi një punë afatgjatë dhe të dinjitetshme”, ka thënë Kurti.