Ndër vendime tjera të marra sot, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Pushtetit Lokal në lidhje me ndarjen e buxhetit shtesë për ndërtimin e shtëpive në veri të vendit.
Ministri i Financave Hekuran Murati në mbledhjen e Qeverisë propozoi që për ndërtimin e shtëpive në veri të Kosovës të ndahen edhe një milion euro shtesë.
Vendimi është miratuar pa asnjë votë kundër.
Kështu po vazhdohet projekti i nisur para disa ditësh nga Qeveria e Kosovës, e ku po ndërtohen me dhjetëra shtëpi të shqiptarëve, por edhe nga komunitetet tjera.


