KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria e Kosovës insiston në modelin kroat për Asociacionin
Politikë

Qeveria e Kosovës insiston në modelin kroat për Asociacionin

Kosova News
Kosova News 19:35 -10/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me gjithë qëndrimin publik të emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe së fundi edhe të komisionierit për zgjerim, Oliver Varhelyi, se udhërrëfyes për diskutimet e mëtejme është draft-statuti i Asociacionit, në zyrën e kryeministrit thonë se vizioni i Kurtit për vetëmenaxhimin e serbëve nuk është komentuar nga zyrtarët evropianë javën e shkuar. Në Qeverinë e Kosovës insistojnë se drafti i propozuar nga Ekipi menaxhues është fundamentalisht kundër Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, teksa përmendën se modeli kroat që Kurti e prezantoi, pritet të diskutohet në takim me Lajçakun këtë të enjte.

Qeveria pret që vizioni i kryeministrit Albin Kurti për vetëmenaxhimin e serbëve, bazuar në modelin kroat, të diskutohet në takim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, që të enjten do të qëndrojë në Prishtinë.

Ditë më parë, Lajçak deklaroi se bazë për diskutimet e mëtejme rreth Asociacionit duhet që të jetë drafti i Ekipit menaxhues, tanimë të shpërbërë.

Kjo deklaratë nxiti reagimin e liderëve në Kosovë, me ç’rast kryeparlamentari Glauk Konjufca e përmendi edhe mundësinë e braktisjes së dialogut, po qe se imponohet një zgjidhje jokushtetuese.

Por të këtilla shqetësime nuk janë dëgjuar në Bruksel. Aty, komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, përsëriti të mërkurën se udhërrëfyes për diskutime të mëtejme duhet të jetë draft-statuti i prezantuar nga Ekipi menaxhues.

“Duhet të zbatohen të gjitha obligimet nga dialogu, pa vonesa dhe pa kushte, përfshirë edhe atë nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Siç ka nënvizuar përfaqësuesi i posaçëm për dialog (Miroslav Lajçak) draft-propozimi i prezantuar në takimin e fundit nga Ekipi menaxhues është pikënisje për diskutimet e mëtejme për themelimin e Asociacionit”, ka thënë Varhelyi.

Por nga zyra e kryeministrit është përsëritur qëndrimi se draft-statuti i Ekipit menaxhues i hap rrugën krijimit të një Republike serbe në Kosovë. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, thotë se zyrtarët e BE-së nuk e kanë komentuar vizionin e kryeministrit në takimin e javës së shkuar.

“Drafti i prezantuar në takimin e 2 majit në Bruksel është fundamentalisht kundër Kushtetutës, kushtetutshmërisë, ligjshmërisë, demokracisë, vlerave evropiane, të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave, sipas standardeve evropiane. Ai draft paraqet haptazi dëshirën për një Republika Sërpska në Kosova. Si mundet Republika Sërpska të jetë bazë ose pikënisje për diskutime të mëtejme? Për Ballkanin Perëndimor një Republikë serbe është tepër, e lëre më dy. Megjithëkëtë, zyrtarët e BE-së nuk e kanë komentuar vizionin e kryeministrit në takimin e javës së kaluar. Nesër, kryeministri Kurti pret në takim emisarin Lajçak, me të cilin do të diskutohet edhe për rrugën përpara dhe për takimin e radhës në Bruksel”, ka thënë Kryeziu.

E gatishmërinë që Kosova të ofrojë modele të tjera për Asociacionin e shprehu nga Shtetet e Bashkuara edhe presidentja Vjosa Osmani.

“Kemi shumë grupe ekspertësh që po punojnë tashmë një kohë të gjatë, për t’u siguruar që Kushtetuta e Kosovës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sistemet më të mira evropiane, të cilat përmenden si instrumente të Këshillit të Evropës, të jenë të studiuara në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu që këto dhjetë parime që u propozuan më 2 maj të bëhen dispozita konkrete ndërkohë. Por, deri më tani nuk kemi një datë konkrete se kur do të zhvillohen takime të tilla në Bruksel”, ka thënë Vjosa Osmani.

Me gjithë kritikën e Brukselit për shkarkimin e Ekipit menaxhues, në Qeveri bënë të qartë se nuk do të emërohet ekip tjetër e as nuk do të merret parasysh drafti i vjetër.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Kosova News 10/05/2023 10/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?