KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria amerikane donacion për Policinë Kufitare Shqiptare
Rajon

Qeveria amerikane donacion për Policinë Kufitare Shqiptare

Kosova News
Kosova News 16:40 -05/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Balla theksoi gjatë kësaj ceremonie se Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, ka përfituar nga bashkëpunimi me agjencitë e zbatimit të ligjit të ShBA-së dhe Programet e financuara nga qeveria amerikane në këshillimin, shkëmbimin e eksperiencës, trajnimin e efektivave të Policisë Kufitare dhe Migracionit, forcimin e kapaciteteve teknike dhe logjistike.

“Bashkëpunimi me EXBS ka qenë më i dukshmi dhe më i veçanti, ku vlen të nënvijëzohet gatishmëria dhe fleksibiliteti në çdo kohë i personelit të këtij programi, për të adresuar nevojat tona”, evidentoi Balla.

Duke folur rreth ndikimit që kanë pasur këto investime teknologjike në sistemet e sigurisë kufitare, ministri u shpreh se, “si rezultat i rritjes së kapaciteteve, dhe pajisjet e duhura për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, lufta kundër krimit ndërkufitar është intensifikuar, në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, parandalimit dhe menaxhimit të migracionit të parregullt, trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit të mallrave dhe imigrantëve”.

Balla falënderoi Ambasadën e ShBA dhe qeverinë amerikane për mbështetjen e dhënë ndër vite dhe theksoi se është e rëndësishme që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen.

“Përfitoj nga rasti të falënderoj qeverinë e ShBA, nëpërmjet ambasadorit në detyrë, z. Wisner, për mbështetjen e dhënë në një sërë programesh të financuara nga SHBA dhe uroj që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Ai nënvizoi në fjalën e tij se ndihmat në pajisje, mjete moderne dhe programe janë shtrirë në disa prej strukturave më të profesionalizuara të Policisë së Shtetit.

Ambasadori në detyrë i ShBA-së në Tiranë, David Wisner, theksoi në fjalën e mbajtur se “është nder për mua dhe ekipin tim të jem këtu sot, për të mbështetur këta miq të mrekullueshëm me pajisje zbulimi dhe kompjuterike, të cilat nxjerrin në pah, qoftë edhe pjesërisht, se sa shumë jemi të përkushtuar ndaj sigurisë së Shqipërisë. Si aleate e NATO-s, siguria e Shqipërisë, është edhe siguri e SHBA”.

“Puna e përditshme që bëni ju të gjithë, për të luftuar migracionin e paligjshëm, krimin, drogat dhe sfidat për të ardhmen e Europës, është thellësisht e vlerësuar, sigurisht edhe nga miqtë tuaj në Ambasadën e SHBA në Tiranë, por gjithashtu edhe nga lidershipi ynë në Uashington. Siguria e brendshme nis nga siguria e jashtme dhe ju jeni në vijën e parë të frontit dhe për këtë jemi shumë mirënjohës. Ne besojmë se mjetet e pajisjet do të japin një ndikim madhor, do t’ju ndihmojnë për fuqizimin, kapjen dhe ndalimin e atyre personave që nuk po përpiqen të bëjnë gjëra të mira për vendin tuaj, dhe ne ju inkurajojmë fuqishëm për këtë”, tha më tej ambasadori Wisner.

“Një mbështetje e konsiderueshme është dhënë në automjete dhe pajisje si automjete patrullimi me kalueshmëri të lartë, kamera termike, dylbi dite dhe nate, jelek antiplumb, GPS, kamera SMARTDEC, elektrikë dore, etj. Ndërkohë janë dhuruar pajisje për përdorim nga Reparti Special për Kufirin dhe Migracionin, DELTA Vlorë dhe në kufirin blu, si ndriçues, veshje të veçanta dhe pajisje speciale. Ndikimi i këtyre pajisjeve në punën e strukturave policore ka qenë i prekshëm dhe tejet efikas. Konstatojmë se përdorimi i kamerave SMARDEC ka rritur forcën zbuluese kundër trafikimit të lëndëve narkotike, kalimin ilegal të kufirit dhe kontrabandimit të mallrave. Si rezultat i përdorimit të tyre, janë parandaluar kalimet e paligjshme dhe rastet e migracionit të paligjshëm,” vuri në pah Balla.

Duke folur rreth rëndësisë së bashkëpunimit në një kuadër më të gjerë, rajonal, ai bëri me dije se “më vjen veçanërisht mirë për rezultatet e arritura në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkufitar: ngritja e SBI (South Border Initiative – Iniciativa e Kufirit Jugor), në të cilën marrin pjesë autoritetet e Policisë Kufitare dhe atyre të Doganës të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, dhe Kosovës janë një dëshmi konkrete e këtij bashkëpunimi të ngushtë, për shkëmbimin e informacionit javor për situatën e imigracionit te parregullt”.

“Forcimi i sigurisë kombëtare është ndër prioritetet më të rëndësishme, – tha drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, – pajisjet dhe sistemet e dhuruara, shoqëruar me trajnimet brenda dhe jashtë vendit, përbëjnë themelin e policimit modern kufitar që solli ndryshimin rrënjësor të koncepteve të këtij policimi, edhe në zonat më të thella por edhe të menaxhimit më ekonomik të burimeve njerëzore e logjistike. Iniciativa e kësaj zyre për kufirin jugor, ka ndikim pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar nëpërmjet policisë kufitare dhe doganës së Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për shkëmbimin e informacioneve dhe problemeve të sigurisë kufitare.”/ ATSH

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 05/12/2023 05/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së
15:27 -16/07/2026
Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?