Qendrim Krasniqi ka kërkuar falje për informacionin e shpërndarë gjatë ditës së djeshme lidhur me Irfan Lipovicën, duke thënë se i vjen keq për postimin e bërë me nguti dhe të paverifikuar, duke e quajtur dhëndër të Bedri Hamzës.
“Kërkoj falje per informacionin e gabuar ne nje postim timin per rastin e Irfan Lipovices.
Qe moti kam mendu se Valentina Hamza eshte mbesa e Bedri Hamzes, sepse ne Ministri ajo ju ka referu me axha Bedri.
Prandaj, me vjen keq qe jam ngut dhe e kam ba postimin pa e verifiku afersine ne mes personave te apostrofum”, ka shkruar Krasniqi në një postim në profilin e tij në Facebook.
Krasniqi kishte shpërndarë një informacion se kinse njëri nga të arrestuarit në Ministrinë e Tregtisë, Irfan Lipovica, është dhëndërr i zyrtarit të lartë të PDK-së dhe kreut të Mitrovicës, Bedri Hamzës.
Ky informacion ka nxitur reagimin dhe demantin nga Bedri Hamza, i cili ka sqaruar se një informacion i tillë është i pavërtetë.


