KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Putin dhe Zelensky urrehen”, Trump kritika BE: Sanksionet ndaj Rusisë, jo të ashpra sa duhet
Botë

“Putin dhe Zelensky urrehen”, Trump kritika BE: Sanksionet ndaj Rusisë, jo të ashpra sa duhet

Kosova News
Kosova News 14:47 -15/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

“Europa duhet të ndalojë së bleri naftën Ruse”. Është kjo kërkesa e drejtëpërdrejtë që presidenti amerikan, Donald Trump, lëshon sërish ndaj Bashkimit Europian, si një mënyrë që do të detyrojë Moskën të ndalë luftën ndaj Ukrainës që të ulet në tryezën e negociatave.

“NATO duhet të bashkohet. Europa po blen naftë nga Rusia. Unë nuk dua që ata të blejnë naftë. Dhe sanksionet që po vendosen nuk janë mjaftueshëm të ashpra. Dhe unë jam i gatshëm të vendos sanksione, por ata do të duhet t’i ashpërsojnë sanksionet e tyre në përputhje me atë që po bëj unë”, tha Trump.

Presidenti amerikan theksoi më tej se urrejtja mes Zelenskit dhe Putinit është e paimagjinueshme dhe e kanë të pamundur që të flasin me njëri-tjetrin. Por premtoi se do të ndërhyjë për të mundësuar një takim mes tyre, shkruan A2 CNN.

“Do ta zgjidhim në një mënyrë ose në një tjetër, por relativisht shpejt. Ata e urrejnë njëri-tjetrin aq shumë sa nuk marrin frymë. Kështu që do të duhet të përfshihem. Do të ketë bisedime, qoftë samit apo thjesht takim. Nuk ka rëndësi. Por ndoshta do të duhet të pranoj, ata e urrejnë aq shumë njëri-tjetrin sa pothuajse nuk mund të flasin. Ata janë të paaftë të flasin me njëri-tjetrin”, u shpreh Trump.

Ndërkohë, ambasadori rus në Bukuresht, Oleg Lipayev, i thirrur nga Ministria e Jashtme rumune pas raportimeve se një dron kishte shkelur hapësirën ajrore, e quajti protestën të pabesueshme dhe pa prova konkrete “për shkak të mungesës së konfirmimit objektiv të origjinës së avionit”.

Ambasada ruse e raportoi këtë në një deklaratë, të cituar nga RIA Novosti. Lipayev thekson se “të gjitha faktet tregojnë për një provokim të qëllimshëm” nga Kievi, i cili, “duke pasur frikë nga një kolaps i afërt ushtarak dhe përgjegjësi për krimet që po kryen kundër popullit rus dhe ukrainas, po përpiqet me dëshpërim me të gjitha mjetet të përfshijë shtetet e tjera europiane në një aventurë të rrezikshme ushtarake” kundër Rusisë, pretendon diplomati i Putinit. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 15/09/2025 15/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?