Sindikata e punëtorëve të KRM “Pastërtia” në Ferizaj ka njoftuar se greva do të vazhdohet deri në plotësim të kërkesave të punëtorëve.
Nga Sindikata është thënë se “nuk do të pranojnë lëmoshën prej 50 eurove”. Sindikata ka akuzuar kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, se po i injoron grevistët.
“Punëtorët e pastrimit kanë qenë të shkelur qe 23 vjet. Ata përballen me kushte të renda të punës, punojnë pa veshmbathje pa doreza pa asnjë mjet të punës. Ata e rrezikojnë shëndetin e tyre që qytetaret ta kenë një ambient të pastër, duhet te trajtohen me dinjitet jo me lëmoshë”, është thënë nga Sindikata.
Të mërkurën protestuan punonjësit e “Pastërtia”. Në mbrëmje nga kompania u njoftua se është marrë vendimi për t’iu rritur pagat punonjësve nga 50 euro.


