Kalojnë në fazën e dytë punimet në kullën e Sheremetit në Pejë
Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ka njoftuar se tashmë punimet në kullën e Sheremetit, që ndodhet në qytetin e Pejës, kanë kaluar në fazën e dytë.
Sipas ministrisë, ky aset i trashëgimisë kulturore është shpëtuar nga rrënimi dhe degradimi, transmeton KosovaNews.
“Kulla e Sheremetit në qytetin e Pejës, pas ndërhyrjeve restauruese dhe konservuese”.
“Ky aset i trashëgimisë kulturore, që u shpëtua nga rrënimi dhe degradimi, si ndërtim i takon gjysmës së dytë të shek. XIX”.
“Punimet tani kanë kaluar në fazën e dytë”.
“Shpëtimi nga rrënimi, mbrojtja, restaurimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore është një prej prioriteteve të Ministrisë së Kulturës”.


